Loading

Fjalë madhështore nga shejkh ibnu Baz -Allahu e mëshiroftë-!!!

Thotë shejkhu -Allahu e mëshiroftë-:

Në këtë muaj madhështor, në muajin Ramazan, duhet që ti o rob i Allahut t’i tregosh Allahut veprat e tua të mira, të garosh në devotshmëri, të rendësh për në punë të hajrit, siç është:

  • Leximi i Kur’anit Fisnik me meditim, kuptim dhe kërkim të dobisë
  • Siç është shtimi i namazeve, natën dhe ditën.
  • shtimi i kërkimit të faljes
  • tesbihut (thënia: subhan Allah)
  • tehlilit (thënia: la ilahe il’la Allah)
  • temhidit (thënia: elhamdulilah)
  • tekbririt (thënia: Allahu Ekber)
  • Shtimi i lëmoshës për fukarenjtë dhe nevojtarët.
  • ruajtja e lidhjeve të gjakut
  • bamirësia ndaj prindërve
  • vizita e të sëmurëve
  • shtimi i lutjeve, gjatë ditës dhe natës, sidomos në kohët e pranimit të lutjes, në fund të natës, në fund të namazit, në sexhde, në mes ezanit dhe ikametit dhe në ditën e Xhuma…, këto janë kohë madhështore shpresohet gjatë tyre pranimi i duasë.

Duhet që ti në këtë muaj madhështor ta shtosh duanë dhe kërkimin e faljes dhe t’i tregosh Allahut hajrin në garimin dhe nxitimin për në devotshmëri, pastaj me të vërtetë ky muaj fisnik nuk të vjen vetëm se njeherë në vit, ti nuk e di a do ta mbërrish atë vitin pasardhës apo do vdesësh përpara tij, ti duhet të jesh i sinqertë që të orvatesh gjatë tij dhe të nxitosh pas çdo gjëje që të afron tek Allahu -azze ue xhel’le- dhe të mundohesh në shkaqet e suksesit, faljes së gjynaheve dhe pakësimin e gabimeve, ti me të vërtetë nuk e di a do ta mbërrish atë pas kësaj apo jo…

Është e pëlqyer për muslimanët që të falen natën gjatë netëve të Ramazanit, ashtu siç është falur Profeti -alejhis salatu ues selam- dhe shokët e tij dhe në lidhje me këtë ai -alejhis salatu ues selam- ka thënë:

“Kush falet netëve të Ramazanit duke besuar dhe shpresuar shpërblimin, Allahu ja fal ato që kanë paraprirë prej gjynaheve të tij”

Kjo është më e mira në Ramazan dhe jashtë tij, që taravitë të falen 11 rekate, jep selam pas çdo 2 rekateve, lexon gjatë tyre dalëngadalë me ton të ëmbël, lexon qartë, me frikë respekt, përkulet dhe përulet me qetësi dhe frikë respekt. Qëllimi është se ai duhet të fal një namaz që ka në të qetësi, që ka në të praninë e zemrës, që ka në të nënshtrim, që ka në të lexim të Kur’anit me qetësi dhe zë të ëmbël, në kundërshtim me atë që bëjnë disa njerëz në namazin e teravive, të cilët nxitohen shumë gjatë tyre dhe e prekin sexhden ashtu siç e çukit sorra e ndoshta fal një namaz që nuk pranohet dhe as nuk është i saktë.

Pastaj një çështje tjetër është:

Muslimani duhet që në agjerimin e tij të orvatet për ta ruajtur atë nga ajo që ka ndaluar Allahu -subhanehu ue te’la- dhe ta ruajë atë nga kundërshtimi i Allahut -azze ue xhel’le-, ai nuk duhet t’i përgojojë njerëzit, as të bëj thashetheme kundër tyre dhe të mos bëj asgjë prej atyre gjërave që ka ndaluar Allahu -azze ue xhel’le-, përkundrazi duhet të jetë i përkushtuar në çdo gjë që ka bërë detyrë Allahu, duke u kujdesur për namazin me xhemat, duke bërë sa më shumë tesbih (subhanAllah), tehlil (la ilahe il-la Allah), temhid (elhamdulilah) dhe tekbir (Allahu Ekber), duke lexuar sa më shumë Kur’an, duke kërkuar sa më shumë falje dhe duke bërë sa më shumë lutje, duke qenë larg nga çdo gjë që ka ndaluar Allahu -azze ue xhel’le-, që të mos i prishet agjerimi, që të mos i mangësohet shpërblimi.

I mjeri ti nga neglizhenca ndaj Urdhrave të Allahut, i mjeri ti nga afrimi tek ato gjëra që ka ndaluar Allahu! Kjo me të vërtetë është prej shkaqeve që Allahu të zemërohet me ty dhe prej shkaqeve të shkuarjes dëm të shumë prej shpërblimeve dhe punëve të mira të tua.

Ki frikë Allahun o rob i Allahut! Ruaje agjerimin tënd prej asaj që ka ndaluar Allahu dhe shto gjatë tij prej bindjes ndaj Allahut dhe kërkoji Zotit tënd pranimin e agjerimit dhe sukses, me të vërtetë Ai -subhanehu- dëshiron që t’i kërkojnë dhe ta lusin Atë -xhel’le ue alā-

🔊 https://youtu.be/6FEDVv0RTzA

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: