Shejkh Ibnu Uthejmin (rahimehullah) ka thënë:
Sexhdja e falenderimit bëhet për shkak të një mirësie apo për shkak të largimit të një ligësie.
Ajo është e ligjësuar (sheriatikisht), sepse është prej udhëzimit të Pejgamberit ﷺ: atij, kur i vinte një lajm që e gëzonte, binte në sexhde për Allahun azze ue xhel’le.
Mënyra e sexhdes së falenderimit: të japësh tekbir, të biesh në sexhde me shtatë gjymtyrët dhe të thuash:
“Subhān Rabbij el-E’ala!”
Më pas, ngre lavde për Allahun azze ue xhel’le për atë mirësi që të ka dhënë dhe thua p.sh:
Allahumme lekel-Hamdu ala hādhihi en-Ni’meh!
“O Zot, Ty të përkasin lavdet për këtë mirësi”
Për largimin e një dënimi:
Allahumme lekel-Hamdu ala ma defe’ate min nikmeh!
[O Zot, Ty të përkasin lavdet për atë ligësi që ma largove!]
Dhe e përsërit këtë…
Më pas ngre kokën, nuk jep as tekbir dhe as nuk përshëndet me selam.
Sexhdeja e falenderimit bëhet në çdo kohë, kur të ketë arsye për ta bërë: e bën atë gjatë natës apo gjatë ditës, në çdo situatë, edhe nëse njeriu është pa abdes; në këtë rast nuk ka gjë nëse bie në sexhde pa abdes, sepse nuk ka ardhur nga Pejgamberi ﷺ kushtëzimi i pastërtisë në lidhje me sexhden e falenderimit.
📚 فتاوى نور على الدرب” (شريط ١٩١)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema