Loading

Taūs ibnu Kejsani, pasi falte Ikindinë ditën e Xhum’ah, kthehej nga Kiblah dhe nuk i fliste askujt derisa të perëndonte dielli.

📚 “تاريخ واسط” (ص ١٨٦)

Thotë El-Harith ibnu Miskin: e shihja El-Mufad-dal ibnu Fadalete që pasi falte Xhumanë, rrinte në xhami deri për Ikindi; e kur e falte Ikindinë, veçohej në një cep të xhamisë dhe vazhdonte të bënte dua derisa të perëndonte dielli.

📚 أخبار القضاة” (٣ /٢٣٨)”

Se’id bnu Xhubejri, kur e falte Ikindinë, nuk i fliste askujt derisa të perëndonte dielli, domethënë ishte i zënë me dua.

📚 زاد المعاد” (١ /٣٨٢)”

Vlera e duasë kur bëhet me sinqeritet

Kur u verbua Es-Salt ibnu Bistaam et-Temimij, vëllezërit e tij u ulën duke bërë dua (secili më vete) për të në kohën e Ikindisë të ditës së Xhum’ah. Kësisoj, përpara perëndimit të diellit ai  tështiu një herë dhe iu kthye shikimi.

📚 موسوعة رسائل ابن أبي الدنيا” (٤ /٧٩)”

Ka thënë imam Ibnu Kajjim el-Xheuzijeh rahimehullah:

Kjo orë është në orën e fundit të Ikindisë. Është orë të cilën e madhërojnë të gjithë popujt.

📚 زاد المعاد” (١ /٣٨٤)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: