Ka thënë Ibnu Kudameh rahimehullah në “el-Kāfij”:
“Nëse nuk e dëgjon khutben, nuk ka problem që personi të pijë ujë.”
Komenti i shejkh Ibn Uthejminit rahimehullah:
Po nëse është duke e dëgjuar? Ajo që vihet re nga fjala e autorit është që nuk duhet të pijë.
Mirëpo thuhet: nëse ka nevojë dhe është i etur me etje që e pengon nga dëgjimi i khutbes, nuk ka problem që të ngrihet dhe të pijë ujë.
[Mbaroi fjala e tij rahimehullah.]
📚 تعليقات الشيخ ابن عثيمين على الكافي” (٢٣٧/٢)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema