Loading

Shejkh Muhamed Bazmul Allahu e ruajttë:

Kur Profeti ﷺ përmendi vlerën e veprave të mira të dhjetë ditëve të Dhul Hixhes, nuk përmendi as namazin, as agjërimin, as lëmoshën; po çfarë përmendi?

Ka transmetuar Ahmedi në Musnedin e tij (10/296/6154), nga Ibnu Umeri, dhe ky nga Profeti ﷺ:

«Nuk ka ditë që vepra e mirë të jetë më madhështore dhe më e dashur tek Allahu sesa gjatë këtyre dhjetë ditëve, ndaj gjatë tyre thoni sa më shumë: La ilahe il-lAllah, Allahu Ekber dhe el-hamdulil-lah!»

E kanë saktësuar verifikuesit e Musnedit.

Dhe Allahu -azze ue xhel-le- ka thënë:

{وَيَذْكُرُوا اسْمَ اللهِ فِي أَيَّامٍ مَعْلُومَاتٍ}

{Dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditë të caktuara.}

Dhe në hadithin të cilin e transmeton El-Bukharij dhe Muslimi:

«Dy fjalë janë të lehta për gjuhën, por të rënda në Peshore dhe të dashura për të Gjithëmëshirshmin: subhanAllahil Adhijm dhe subhanAllahi ue bihamdihi.»

Prandaj, o musliman, mos e lër përmendjen e Allahut në këto ditë. Kemi tekbirin mutlak (i përgjithshëm që bëhet në çdo kohë dhe vend) deri ditën e fundit të ditëve të teshrikut (deri në akshamin e ditës së 13-të të Dhul Hixhes).

Përmendja më e mirë është leximi i Kur’anit Madhështor.

Përkujdesu për kryerjen e obligimeve! Në një hadith kudsij thuhet (kuptimi shqip i Fjalës së Allahut):

«Mes atyre me të cilat robi Im më afrohet, nuk ka gjë më të dashur për Mua sesa ato që ia kam bërë detyrë. Më pas, robi Im vijon e vijon të afrohet tek Unë me adhurime vullnetare, derisa Unë ta dua atë.»

Lus Allahun që ta na japë sukses neve dhe juve në atë që Ai është i Kënaqur! Dhe të na ndihmojë të gjithëve për përmendjen, falenderimin ndaj Tij dhe për adhurimin më të mirë!

Shkroi: Shejkh Muhamed Bazmul

26 Dhul Kadeh 1441 h

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: