Al-lāmeh Abdul-Aziz ibnu Bāz rahimehullah:
Nuk lejohet bashkimi mes namazeve të ikindisë dhe xhumasë, qoftë gjatë shiut, qoftë në raste të tjera, sepse kjo nuk është transmetuar nga Profeti ﷺ dhe nga sahabët e tij radijAllahu anhum. Kjo për aq sa dimë ne. Xhumaja nuk krahasohet me drekën, përkundrazi, ajo është adhurim më vete; dhe adhurimet janë #teukifijeh# (domethënë kanë nevojë për argument nga Kur’ani dhe Sunneti) dhe nuk lejohet shpikja e diçkaje në to, thjesht për një mendim.
Allahu ju dhëntë sukses të gjithëve për kuptim në fe dhe qëndrueshmëri në të! Me të vërtetë, Ai është Dëgjuesi, është afër.
https://binbaz.org.sa/old/32499
Përktheu: Abdur-Rahman Mema