Loading

Shejkh Ibnul Uthejmini -rahimehullah- ka thënë:

E çuditshmja është se njerëzit janë neglizhentë ndaj këtyre 10 ditëve: i gjen ata në 10 ditët e Ramazanit që bëjnë përpjekje në punë të mira, por në 10 ditët e Dhul Hixhes rrallë gjen njeri që të bëjë dallim mes këtyre 10 ditëve (të Dhul Hixhes) dhe ditëve të tjera!

Personi që bën punë të mira në këto 10 ditë, duke ringjallur atë për të cilën ka udhëzuar Profeti ﷺ prej veprave të mira, është në një mirësi të madhe!!!

📚 “Mexhmu’ul Fetaua” (21/37)

Gjithashtu, shejkhu i nderuar -Allahu e mëshiroftë- thotë:

Unë me këtë rast dëshiroj t’u kujtoj vëllezërve të mi muslimanë të shfrytëzojnë mundësinë në këto 10 ditë, pasi shumë muslimanë janë të pavemendshëm ndaj vlerës së tyre dhe vlerës që ka vepra gjatë tyre. Për këtë shkak, u kalojnë këto ditë sikur të jenë ditë normale që nuk janë veçuar me mirësi.

Duhet që në këto ditë të Dhul Hixhes të shtohen bindja dhe veprat e mira, si kryerja e përsosur e namazeve, dhënia e lëmoshës, agjërimi etj. prej atyre që të afrojnë tek Allahu!

📚 “Silsiletu feteua nur aled derb” kaseta nr. (179)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: