Loading

Ka thënë el-al’lameh Muhamed bnu Salih el-Uthejmin -rahimehullah- në shpjegimin e “Rijadus Salihin”:

Vendi i nijetit është zemra dhe ai nuk ka vend tek gjuha në të gjitha veprat.

Për këtë arsye ai që e shpreh me fjalë nijetin, kur dëshiron të falet, të agjerojë, të kryejë Haxhin, të marrë abdes apo diçka tjetër prej punëve, është bidatçi që thotë në fenë e Allahut atë që nuk është prej saj.

Sepse Pejgamberi ﷺ merrte abdes, falej, jepte lëmoshë, agjeronte, kryente Haxhin dhe nuk e shprehte me fjalë nijetin, ai nuk thoshte: O Allah unë bëra nijet që të marr abdes, o Allah unë bëra nijet që të falem, o Allah unë bëra nijet që të jap lëmoshë, o Allah unë bëra nijet që të kryej Haxhin, ai nuk e thoshte këtë.

Sepse vendi i nijetit është zemra, dhe Allahu -azze ue xhel’le- e di se çfarë ka në zemër, asgjë nuk i fshihet Atij.

Ashtu siç ka thënë Allahu i Lartësuar, në Ajetin të cilin e ka sjellur autori (en-Neueuij):

{قُلْ إِنْ تُخْفُوا مَا فِي صُدُورِكُمْ أَوْ تُبْدُوهُ يَعْلَمْهُ اللَّهُ}

{Thuaj: edhe nëse e fshihni atë që gjendet në zemrat tuaja apo e shfaqni Allahu e di atë}

Njeriu e ka detyrë që ta bëjë nijetin me sinqeritet për Allahun -Subhanehu ue Te’ala- në të gjitha adhurimet, dhe të ketë për qëllim në adhurimin e tij vetëm Fytyrën e Allahut dhe Botën Tjetër.

Kjo është ajo që ka urdhëruar Allahu në Fjalën e Tij:

(وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ}

{Dhe ata qenë urdhëruar vetëm të adhurojnë Allahun me përkushtim të sinqert}

Dmth që t’i bëjnë me sinqeritet punët për Të.

{وَيُقِيمُوا الصَّلَاةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ ۚ وَذَٰلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ}

{Si dhe të falnin Namazin dhe të jepnin Zekatin. Kjo është feja e drejtë}

Duhet të sjellë ndër mend nijetin, dmth: nijetin e sinqertë në të gjitha adhurimet.

Bën nijet psh: abdesin, se ai mori abdes për Allahun.

Se ai mori abdes duke iu bindur urdhërit të Allahut.

Këto janë tre gjëra:

1- Nijeti i adhurimit.
2- Nijeti që jetë për Allahun.
3- Nijeti se ai e bëri atë për të zbatuar urdhërin e Allahut.

Kjo është gjëja më e përsosur në lidhje me nijetin.

Po ashtu edhe në lidhje me namazin:

Së pari bën nijet: Namazin, se ai është: dreka, Ikindia, akshami, jacia apo sabahu.

Së dyti: bën nijet se do të falesh për Allahun -azze ue xhel’le- dhe për askënd tjetër, dhe të mos falesh sa për sy e faqe, as për t’u dukur, as që ta lavdërojnë faljen tënde, as për të arritur diçka prej pasurisë apo dynjasë.

Së treti: të sjellësh ndërmend se po falesh për të zbatuar urdhërin e Zotit tënd, pasi Ai ka thënë:

{أَقِمِ الصَّلَاةَ}

{Fale namazin}

{فَإِذَا اطْمَأْنَنتُمْ فَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ}

{Dhe kur të jeni të sigurtë faleni Namazin}

{وَأَقِيمُوا الصَّلَاةَ وَآتُوا الزَّكَاةَ}

{Faleni Namazin dhe jepeni Zekatin}

E të tjera prej urdhrave të Allahut

📚 شرح رياض الصالحين” (١ /١٣-١٤)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: