Loading

Kjo është një përmbledhje e çmuar prej dobive të dijetarit të madh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin -Allahu e mëshiroftë- në lidhje me Natën e Kadrit

E para:

Ka thënë -Allahu e mëshiroftë-:

Koha e Natës së Kadrit fillon që prej perëndimit të diellit deri agim.

📚 شرح البلوغ” (٥٤٨/٧)”

E dyta:

Ka thënë -Allahu e mëshiroftë-:

Nuk është kusht që ajo të shoqërohet me “I’tikaf”, dmth: mundet që personi ta falë Natën e Kadrit në shtëpinë e tij.

📚 شرح البلوغ” (٥٤٨/٧)”

Ka thënë -Allahu e mëshiroftë-:

Nata e Kadrit është në Ramazan, kjo është diçka e njohur, ajo është në 10 netët e fundit, prej natës së 21 dhe deri në fund të natës së fundit, në çdo natë prej këtyre netëve mund të jetë Nata e Kadrit, mirëpo në disa netë ka më shumë shpresë sesa në netët e tjera…, themi: ajo kërkohet në 10 netët e fundit, në netët teke është më e mundshme dhe në natën e 27 është akoma më e mundshme.

📚 شرح البلوغ” (٥٥٠/٧)”

E katërta:

Ka thënë ibnu Haxher -Allahu e mëshiroftë-:

“Në lidhje me caktimin e saj dijetarët janë ndarë në 40 mendime”

Shejkh ibnu Uthejmin -Allahu e mëshiroftë në lidhje me fjalën e ibnu Haxherit tha:

Subhan Allah! Kjo është prej gjërave të çuditshme! Janë ndarë dijetarët në 40 mendime edhe pse Ramazani është 30 ditë dhe Nata e Kadrit është në 10 netët e fundit.

📚 شرح البلوغ” (٥٦٤/٧)”

E pesta:

Ka thënë -Allahu e mëshiroftë-:

Vëllezërit e mi: Gjatë Natës së Kadrit hapet dera, gjatë saj afrohen të dashurit, dëgjohet lutja, kthehet përgjigja, gjatë saj u shkruhet atyre që punuan shpërblim i madh, Nata e Kadrit është më e mirë se sa një mijë muaj, bëni përpjekje Allahu ju mëshiroftë në kërkimin e saj, kjo është kohë e kërkimit, kini kujdes nga neglizhenca, se pas neglizhencës ka keqardhje.

📚 مجالس رمضان” (ص ١٦٤)”

E gjashta:

Ka thënë Allahu e mëshiroftë:

Lutja më e mirë që mund të thuash në Natën e Kadrit është:

“Allahumme inneke ‘Afu-un tuhibbu el-Afue Fe-afu ‘annij”

“O Allah, me të vërtetë Ti je Falës i Madh, e do faljen, ndaj më fal mua”

📚 شرح رياض الصالحين” (٥/ ٢٢٤)”

E shtata:

Ka thënë -Allahu e mëshiroftë-:

Ajo që është bërë e njohur tek disa njerëz të thjeshtë se Nata e Kadrit është në gjysmën e muajit Sha’aban nuk ka baza dhe as të vërtetë në lidhje me të.

📚 تفسير جزء عم” (ص ٢٧٣)”

E teta:

Dëshiroj të vë në pah një gabim që e bëjnë shumë njerëz në këtë kohë, saqë e kërkojnë natën e 27 me kryerjen e Umres dhe veçimi i Natës së Kadrit me Umre është bidat, sepse i Dërguari i Allahut ﷺ nuk e ka veçuar atë me Umre, porse na porositi që ta kërkojmë natën e 27 me falje të namazit të natës.

📚 تفسير جزء عم” (ص ٢٧٨)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: