Ka thënë Profeti ﷺ:
«Kush merr avdes dhe e merr mirë atë, më pas del duke pasur si qëllim shkuarjen në xhami dhe i gjen njerëzit që tashmë janë falur, Allahu ia shkruan atij shpërblimin si shpërblimi i atyre që kanë qenë të pranishëm pa iu pakësuar asgjë prej shpërblimit që ata marrin.»
📚 Transmetoi imam Ahmedi (8947), ebu Daudi (564) dhe en-Nesa’ij (855) dhe artikulimi është i tij
✔️ e ka saktësuar el-Albanij në “Sahihu en-Nesa’ij” (855)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema