Loading

Koha e parë: përpara (namazit të) drekës

Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:

«Me të vërtetë dyert e qiellit hapen në kohën kur dielli fillon të anojë nga mesi i qiellit në drejtim të perëndimit dhe nuk mbyllen derisa të falen dreka, e unë dëshirojë që në këtë kohë të më ngrihen gjatë saj punët e mira.»

📚 صحيح الجامع” (١٥٣٢)”

Koha e dytë: Gjatë çdo Ezani

Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:

«Nëse thirret ezani për namaz, hapen dyert e qiellit dhe pranohet duaja.»

📚 صحيح الترغيب” ٢٦٠، و”صحيح الجامع” ٨١٨”

Koha e tretë: gjatë kohës ndërmjet dy namaze

Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:

«Përgëzohuni, Ky është Zoti juaj, i Cili ka hapur një derë prej dyerve të qiellit që ju lavdëron tek engjëjt dhe u thotë: vështirojini robërit e Mi, sapo e falën namazin farz dhe po presin tjetrin.»

📚 “صحيح الترغيب” ٤٤٥، “صحيح الجامع” ٣٦”

Koha e katërt: në gjysmën e natës:

Ka thënë i Dërguari i Allahut ﷺ:

«Dyert e qiellit hapen në gjysmën e natës, një thirrës thërret: a ka ndonjë lutës që t’i pranohet lutja?

A ka ndonjë që kërkon që t’i jepet?

A ka ndonjë që ka vështirësi që të rehatohet?

Nuk mbetet musliman që lutet me një lutje vetëm se Allahu ia pranon atij, vëtëm lavires që shet trupin e saj dhe ai që merr taksa sa një e thjeta e mallit.»

📚 صحيح الترغيب” ٧٨٦، و”صحيح الجامع” ٢٩٧١”

Koha e pestë: në hapjen e namazit me duanë:

«Allahu Ekber kebiran, uel hamdu lilLahi kethiran ue Subhan Allahi bukraten ue Esilen»

Ibnu Umer -radij’Allahu anhuma- ka thënë: Kur ne u falnin me të Dërguarin e Allahut ﷺ nëse dikush thoshte: Allahu Ekber Kebiran uel hamdu lilLahi kethiran ue Subhan Allahi bukraten ue Esilen.

I Dërguari i Allahut ﷺ i thoshte:

«Kush e tha këtë e atë fjalë?»

I thoshte: unë e thashë o i Dërguari i Allahut!

Ai ﷺ i thoshte: «E çuditshme për shkak të saj u hapën dyert e qiellit.»

Tha ibnu Umeri -radij’Allahu anhuma-: nuk e kam lënë atë fjalë që kur e dëgjova atë nga i Dërguari i Allahut ﷺ.

📚 صحيح مسلم” ٢ /٩٩، الحديث رقم ٦٠١”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: