Loading

Ka thënë Ibnu Abbāsi radijAllahu anhu:

Është e papëlqyer që njeriu të ngrihet me përtesë për të falur namazin. Përkundrazi, duhet të ngrihet me qejf, me plot dëshirë dhe gëzim, sepse ai është në bisedë private me Allahun azze ue xhel’le; dhe Allahu azze ue xhel’le është para tij, e fal dhe i përgjigjet kur e lut. Më pas, Ibnu Abbasi lexoi këtë ajet:

{وإِذَا قَاموا إِلَى الصلَاة قَاموا كُسالَى}

{E nëse ngrihen për në namaz, ngrihen me përtesë.} [En-Nisa: 142]

📚 رواه قوام السنة التيمي في كتابه “الترغيب والترهيب” (٤١٨/٢)

Thotë shejkh Abdur-Rezak el-Bedër hafidhahullah:

Duhet që këtë ether dhe gjëra të tjera t’i shpërndajmë përmes aparateve bashkëkohore, qoftë në formatet audio, qoftë me shkrim. Ah, sikur të bashkëpunonim dhe ta shpërndanim këtë ether, që të na shkruhet shpërblimi i shpërndarjes së tij në Ummet inshaeAllah…”

📚 “شرح الحديث (٦٤) من كتاب عمدة الأحكام”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: