Komisioni i Përhershëm për Fetva:
Nëse teshtin gjatë namazit, është e ligjëruar që të ngrihen lavde për Allahun subhanehu, qoftë në namazin farz, qoftë në atë vullnetar. Këtë mendim e kanë shumica e dijetarëve të sahabëve dhe tabi’inëve; këtë mendim e kanë pasur edhe imam Maliku, esh-Shafi’ij dhe Ahmedi. Ama duke pasur mospërputhje rreth faktit se a thuhet pa zë apo me zë. I sakti prej dy qëndrimeve të dijetarëve është medh’hebi i imam Ahmedit: e thotë me zë, mirëpo aq sa ta dëgjojë vetë, që të mos i shqetësojë namazfalësit.
Për këtë tregon në përgjithësi ajo që transmeton Ebu Hurejreh radijAllahu anhu se Profeti ﷺ ka thënë:
Nëse dikush nga ju teshtin, le të thotë: El-hamdulilah!
Hadithin e ka transmetuar el-Bukharij.
📚 فتاوى اللجنة الدائمة” (١١٤/٢٦)، المجموعة الأولى”
Përktheu: AbduRrahman Mema