U pyet esh-shejkh Muhamed bnu Salih el-Uthejmin -rahimehullah-
Nëse dominon mendimi se i vdekuri nuk falej, a duhet të ndalet muslimani nga namazi ndaj tij?
Përgjigje: Nuk duhet të ndalet nga namazi ndaj tij, nëse e dominon mendimi se ai nuk falej dhe nuk është i bindur se ai nuk falej, por nëse dominimi i mendimit është i bazuar në fakte të forta, atëherë nëse ai dëshiron të bëjë dua për të, e kufizon dhe thotë: O Allah, nëse ka qenë besimtar, fale dhe mëshiroje, e deri në fund të duasë.
Duaja me kusht ka ardhur në Kur’an dhe sunnet, Allahu -subhanehu ue te’ala- thotë në ajetin e mallkimit, në dëshminë e burrit për akuzën e zinasë ndaj gruas së tij:
{فَشَهَادَةُ أَحَدِهِمْ أَرْبَعُ شَهَادَاتٍ بِاللَّهِ ۙ إِنَّهُ لَمِنَ الصَّادِقِينَ. (٦) وَالْخَامِسَةُ أَنَّ لَعْنَتَ اللَّهِ عَلَيْهِ إِنْ كَانَ مِنَ الْكَاذِبِينَ. (٧) وَيَدْرَأُ عَنْهَا الْعَذَابَ أَنْ تَشْهَدَ أَرْبَعَ شَهَادَاتٍ بِاللَّهِ ۙ إِنَّهُ لَمِنَ الْكَاذِبِينَ. (٨) وَالْخَامِسَةَ أَنَّ غَضَبَ اللَّهِ عَلَيْهَا إِنْ كَانَ مِنَ الصَّادِقِينَ (٩). [النور: ٦-٩]
6- Ai duhet të betohet në Allahun, se thotë të vërtetën,
7- Dhe herën e pestë të kërkojë mallkimin e Allahut ndaj vetes, nëse ka gënjyer.
8- Ndërsa gruaja do të kursehet nga dënimi, nëse betohet në Allahun katër herë, se i shoqi është prej gënjeshtarëve.
9- Dhe, herën e pestë, të kërkojë zemërimin e Allahut ndaj vetes, nëse i shoqi ka thënë të vërtetën.
Dhe kjo është dua me kusht.
Dhe në hadithin e atyre të treve: lebrozit, qerosit dhe të verbrit, kur Allahu -azze ue xhel’le- i sprovoi ata, në atë ngjarje është cekur se një melek u erdhi të dyve: lebrozit dhe qerosit në pamjen që kishin qënë dhe i tha lebrozit: Unë jam i varfër dhe udhëtar, kërkoj që të më japësh diçka për të kaluar rrugën dhe secili prej atyre të dyve tha: të drejtat e njerëzve janë shumë dhe unë e kam trashëguar këtë pasuri brez pas brezi, meleku i tha: Nëse gënjen, Allahu të lëntë ashtu siç ishe!
Pra e kufizoi këtë dua me kusht
Dhe në duanë e “istikharës” njeriu thotë: “O Allah, nëse kjo është e hajrit për mua në fenë dhe dunjanë time”
Kështu që nëse sjellin një të vdekur për të cilin dominon mendimi se ai nuk falej, pa qenë të bindur se ai nuk falej, atëherë njeriu në duanë e tij thotë: “O Allah, nëse ka qenë besimtar fale dhe mëshiroje.
Ibnul Kajjimi -rahimehullah- ka cekur nga shejkhu i tij, shejkhul Islam ibnu Tejmijeh -rahimehullah- se ai pa në ëndërr Pejgamberin -sal’Allahu alejhi ue sel’lem- e pyeti për gjëra të cilat i kishte paqarta, prej tyre: se atij i sjellin xhenaze për t’i falur namazit e xhenazes dhe dyshon nëse ishte bidaçi që të mos ia falë namazin apo ishte i kapur pas sunnetit, Pejgamberi ﷺ i tha në ëndërr: duhet t’i bësh dua me kusht o Ahmed.
Dhe kushti është që të thotë: “O Allah, nëse ishte i kapur pas sunnetit, fale dhe mëshiroje… etj.
Ama nëse e di se ai nuk falej, atëherë nuk të lejohet që t’ja falësh xhenazen, as ti as të tjerët, për shkak të Fjalës së Allahut -tebareke ue te’la-:
{وَلَا تُصَلِّ عَلَىٰ أَحَدٍ مِنْهُمْ مَاتَ أَبَدًا وَلَا تَقُمْ عَلَىٰ قَبْرِهِ ۖ } [التوبة: ٨٤]
84- Askujt (prej hipokritëve) kur të vdesin mos ia fal xhenazen, as mos rri pranë varrit të tij.
Këtu Allahu i Lartësuar e ndaloi Pejgamberin ﷺ që të falet për ata hipokritë, të cilët shfaqnin islamin dhe fshihnin mosbesimin.
📚 “فتاوى نور على الدرب” (٩ / ٢)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema
Shënim i përkthyesit:
Duaja e istikharës bëhet në rastin kur njeriu është në mëdyshje për diçka dhe jo vetëm dhe i kërkon Allahut atë që është më e mirë për të.