Loading

Pyetje: A e saktësoni “merfuan” hadithin e ibnu Umerit në lidhje me ngritjen e duarve në namazin e xhenazes?

Përgjigje: po insha’Allah, ky hadith: “Vërtet Profeti ﷺ i ngrinte duart kur jepte tekbir mbi xhenazen dhe kur mbaronte jepte selam”, ed-DaraKutnij e nxori me defekte atë dhe e pasoi atë Hafizi ibnu Haxher, ndërsa esh-Shejkh ibnu Bãz e ka bërë hadith Hasen.

Bëmë një studim dhe gjetëm se ai është në gradën e hasenit ose arrin në gradën e sahihut; sepse ai që e ka ngritur deri tek Profeti ﷺ është Umer ibnu Shebbeh, ed-DaraKutnij tha: e kanë kundërshtuar atë të tjerët.

Ne e studiuam këtë kundravajtje dhe nuk kemi gjetur ndikim ndaj transmetimit të Umer ibnu Shebbeh.

Së pari: ed-DaraKutnij nuk i ka përmendur kundërshtarët.

Së dyti: ai -dmth Ibnu Shebbeh- është “thikah” ose “saduk”, ajo që vihet re është se ai është thikah, ndaj hadithi është i konfirmuar -insha’Allah-, e kanë përforcuar këtë etheret, prej tyre: etheri i Abdullah ibnu Umer, Umer ibnu Abdul-Aziz dhe punuan me të shumica e dijetarëve ashtu siç na parapriu, dhe me këtë gjë përforcohet hadithi qoftë ai edhe “meukuf” apo që ka pak dobësi, e si është puna nëse ai është i konfirmuar?

Esh-shejkh el-Albanij është shejkhu ynë -rahimehullah- mirëpo në metodologjinë e selefëve e vërteta është më e madhe sesa personi kushdo qoftë ai, ai el-Albanij është i dashuri dhe shejkhu ynë që ka përpjekje të mëdha, por nëse gabon ia refuzojmë gabimin dhe nuk ia pranojmë dhe e refuzojmë atë me edukatë dhe respekt.

Ed-DaraKutnij e nxori hadithin me defekt duke e cilësuar me “uakf”, këtu ka rënë në kundërshtim “er-raf’u” dhe “el-uakf” çfarë do bësh nëse bie në kundërshtim “er-Ref’u” dhe “el-uakf”? Ne shohim argumentet dhe saktësojmë atë që saktësojnë argumentet.

Këtu është në konflikt “el-uakf” dhe “er-raf’u”, ndaj kemi gjetur se er-raf’u është më i saktë se el-uakf, po ashtu e përforcojnë atë edhe etheret.

Transmetohet nga vetë Abdullah ibnu Umer -radij’Allahu anhuma- se ai ngrinte duart kur e falte xhenazen; dhe kemi gjetur dy hadithe nga Ebu Hurejrete dhe ibnu Abbãsi -radij’Allahu anhum- te të cilat është mbështetur shejkh el-Albanij por që janë shumë të dobët dhe ato janë përmendur në “Sunnenin” e ed-DaraKutnij, hadithi i Ebu Hurejres është shumë i dobët, po ashtu hadithi i ibnu Abbãsi është shumë i dobët, e ato të dy nuk e sfidojnë dot hadithin e ibnu Umerit -radij’Allahu anhuma- dhe etheret që e përforcojnë atë.

Unë kohë më parë ecja me medh’hebin e shejkh el-Albanit -rahimehullah- më pas e studiova hadithin dhe ndërrova mendim.

Një natë ai (el-Albanij) -rahimehullah- u fal pranë meje në Xhaminë Profetike në oborrin e saj, falëm namazin e xhenazes, ai nuk i ngrinte duart dhe unë i ngrija ndërsa isha pranë tij, i thashë atij pas përfundimit të namazit, shejkhu ynë! Unë më parë isha me mendimin tënd më pas të kundërshtova në lidhje me të, tha: mirë, i dhashë atij disa nga argumentet dhe faktet e mia i pranoi me edukatën dhe respektin e tij -rahimehullah-.

Më pas, pashë shejkh Muhamed Abdul-Uehab el-Usãbin -Allahu e ruajttë- që nuk i ngrinte duart në namazin e xhenazes, diskutova me të por ai anoi nga mendimi i tij, ndaj erdhëm këtu në librari dhe e studiuam hadithin, derisa edhe ai vetë arriti në përfundimin për saktësinë e hadithit të Umer ibnu Shebbeh.

Pasuesit e hadithit ecin me të vërtetën -insha’Allah- bashkë me dashurinë dhe respektin ndaj njëri-tjetrit, mospërputhjet e mendimeve ndërmjet tyre nuk janë armiqësi, nëse ata janë në një akideh dhe metodologji më pas gabojnë ata nuk dalin nga rrethi i shpërblimit, muxhtehidi nëse ia qëllon ka dy shpërblime dhe nëse gabon ka një shpërblim.

Prandaj ne shohim pasuesit e hadithit që në fillimet e tyre kur kishin mospërputhje mendimesh në të tilla mesele, i kritikonin fjalët dhe njerëzit, porse me edukatë dhe respekt, pa sharë, pa urrejtje, pas fyerje, sepse qëllimi i tyre ishte këshilla dhe sqarimi i të vërtetës.

Dhe së fundi: ju këshillojmë që t’i frikësoheni Allahut dhe kërkoni dituri serioze me hollësi, me durim dhe seriozitet, më pas të punoni me atë që keni mësuar dhe ta praktikoni atë në jetën tuaj dhe ta përhapni atë.

Çdokush prej jush kur të kthehet në vendin e tij, vërtetohet ndaj tij -insha’Allah- Fjala e Tij -Tebareke ue Te’la-:

{ فَلَوۡلَا نَفَرَ مِن كُلِّ فِرۡقَةࣲ مِّنۡهُمۡ طَاۤىِٕفَةࣱ لِّیَتَفَقَّهُوا۟ فِی ٱلدِّینِ وَلِیُنذِرُوا۟ قَوۡمَهُمۡ إِذَا رَجَعُوۤا۟ إِلَیۡهِمۡ لَعَلَّهُمۡ یَحۡذَرُونَ }

{E nëse do të dilte prej çdo grupi prej jush një grup që të thellohej në mësimin e fesë e të këshillojnë popullin e tyre kur të kthehen tek ata, se mos ndoshta marrin mësim} [et-Teubeh: 122]

Bidaxhijtë nuk janë të thelluar në mësimin e fesë dhe as nuk janë këshillues, përkundrazi janë mashtrues dhe kthehen në vendet e tyre dhe ia shtojnë edhe më shumë fesadin njerëzve të atyre vendeve, ndërsa ju kthehuni si përmirësues praktikojeni këtë ajet dhe atë ka lidhje me kuptimin e tij.

Ju e dini vlerën kërkuesit të diturisë dhe se engjëjt vendosin krahët e tyre për kërkuesin e diturisë në shenjë kënaqësie për atë që veprojnë, ndaj respektojeni diturinë, respektojini engjëjt.

Unë mendoj se engjëjt kurrë nuk i vendosin krahët e tyre për ithtarët e bidateve dhe epsheve, sepse kjo është bashkëpunim në gjynah dhe armiqësi, larg janë ata nga kjo.

Kuptojeni këtë, ruajeni këtë vlerë dhe luteni Allahun -azze ue xhel’le- që të kënaqet me ju, që Ai t’jua ngrejë gradat, ka thënë i Lartësuari:

{ یَرۡفَعِ ٱللَّهُ ٱلَّذِینَ ءَامَنُوا۟ مِنكُمۡ وَٱلَّذِینَ أُوتُوا۟ ٱلۡعِلۡمَ دَرَجَـٰتࣲۚ}

{Allahu i ngre grada ata të cilët kanë besuar prej jush dhe ata të cilët iu është dhënë dituria} [el-Muxhadeleh: 11]

Ky është një premtim që nuk i përfshin ithtarët e bidateve, mjerë ju nga risitë, çdo risi është bidat dhe çdo bidat është humbje.

Mos harroni atë që ka thënë imam Ahmed në lidhje me ibnu Ebij Kutejleh kur ai tha: pasuesit e hadithit janë njerëz të këqinj, Ahmedi tha: Zindik, zindik, hyri brenda dhe e mbylli derën.

Tha ibnu Tejmijeh -rahimehullah-: Sepse e mori vesh qëllimin e tij.

Ai fyen pasuesit e hadithit dhe pasuesit e sunnetit për rrëzimin e sunnetit, sa njerëz pretendojnë se janë në sunnet ndërsa i fyen njerëzit e sunnetit, hadithit dhe të Teuhidit, kini kujdes nga ata, dhe kujdesuni që ta kënaqni Allahun në punën tuaj dhe ta bëni atë me sinqeritet derisa t’ju nderojnë engjëjt dhe t’ju vendosin krahët e tyre, sepse dituria është dituria profetike me të cilën erdhi Muhamedi ﷺ, ai që e kërkon për hir të Fytyrës së Allahut dhe e bën me sinqeritet arrin këtë nderim prej Allahut ky është nderim dhe respekt.

Ai që pason epshin ky e zemëron Allahun -Tebareke ue Te’la- lusim Allahun për shpëtim, ne jemi me të vërtetën, ai që gabon madje edhe prej dijetarëve të sunnetit nuk e pranojmë gabimin e tyre, ne pranojmë vetëm të vërtetën, jo me vulgaritet, me nxitim dhe armiqësi por me edukatë, respekt dhe sinqeritet.

Allahu ju dhëntë sukses dhe ua forcoftë hapat, na forcoftë neve dhe juve në sunnet, dhe të na ruajë neve dhe juve nga fitnet ato të dukshme dhe ato të fshehta, me të vërtetë Ai është Dëgjuesi i lutjes.

Ue sal’la Allahu ala nebijjina Muhamed ue Elihi ue sahbihi ue sel’lem.

📚 فتاوى الشيخ ربيع المدخلي حفظه الله تعالى (ص ٢٢٥)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema


Shënim:
Hadith merfu’u është ai hadith të cilin e transmeton sahabij nga Pejgamberi ﷺ, si psh: Ka thënë Pejgamberi ﷺ.

Ndërsa hadithi Meukuf, kur kjo është fjalë e sahabit, që mund të marrë gjykimin e hadithit merfu’u ose jo.

Shpërndaje: