Loading

Ka thënë el-al-lameh ibnul Uthejmin -Allahu e mëshiroftë-:

Këto janë shtatë gjëra për të cilat porositi Pejgamberi ﷺ gjatë eklipsit, të gjitha janë të vërtetuara dhe gjenden tek “Sahih el-Bukharij” dhe ato janë:

1- Namazi
2- duaja
3- kërkimi i faljes
4- tekbiri
5- dhikri
6- dhënia e lëmoshës
7- lirimi i një skllavi

📚 مجموع الفتاوى” (٢٩٠/١٦)”

Gruaja dhe Namazi i eklipsit

Ai -Allahu e mëshiroftë- tha:

Nuk ka gjë që gruaja të falet në shtëpinë e saj, sepse porosia është e përgjithshme: “faluni dhe lutuni derisa të largohet prej jush”

E nëse del për në xhami, ashtu sikurse bënë gratë e sahabëve dhe falet me njerëzit, në këtë do të kishte hajër.

📚 مجموع الفتاوى” (٣١٠/١٦)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: