Transmetohet nga Kajs ibnu Talk se ka thënë: Talk ibnu Alij na vizitoi një ditë në Ramazan dhe ndenji te ne derisa u ngrys dhe e çeli me ne, më pas atë natë na priu në namaz nate dhe pas kësaj na priu në namazin e vitrit, më pas zbriti poshtë tek xhamia e tij dhe u priu shokëve të tij derisa mbeti vetëm vitri, nxori përpara një burrë dhe i tha: priju shokëve të tu në namazin e vitrit, se unë vërtet e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të thotë:
“Nuk duhet të ketë dy vitra në një nate”
📚 Transmetoi Ebu Daud (1439) dhe en-Nesai (1679)
Ka thënë esh-shejkh el-Albanij: zinxhiri i tij është i saktë.
Fikhu i hadithit: ajo që duket nga hadithi është se ai tregon qartë për lejimin e namazit të natës në Ramazan për së dyti pasi u fal në fillim të natës dhe fali vitrin.
Ai tregon se lejohet shtimi mbi numrin e vërtetuar në hadithe të namazit të tij ﷺ11 rekate ose 13 rekate.
Po ashtu lejimin e namazit të natës 2 herë, ashtu siç vihet re nga veprimi i sahabiut Talk ibnu Alij -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- dhe jo vetëm prej sahabëve.
Them (esh-shejkh Muhamed Bazmul): ky është Talk ibnu Alij -Allahu qoftë i Kënaqur prej tij- fali taravitë në fillim të natës, më pas u kthye dhe i fali përsëri ato pa e përsëritur vitrin.
📚 Marrë nga faqja e shejkh Muhamed Bazmulit në mënyrë të përmbledhur.
✍ Abdur-Rahman Mema