Ka thënë el-al’lameh Muhamed bnu Salih el-Uthejmin -rahimehullah-:
Mënyra e fjalës së dy Bajrameve është që të prezantojë Imami dhe t’u prijë njerëzve në dy rekate, jep tekbir në rekatin e parë, tekbirin e ihramit, pas tij jep 7 tekbire, më pas lexon Fatihanë dhe pas saj Suren Kaf.
Në rekatin e dytë çohet duke dhënë tekbir pasi është ngritur në këmbë jep tekbir 5 herë, lexon Suren Fatiha, pas saj Suren Kamer, këto dy sure lexonte Pejgamberi -sal’lAllahu alejhi ue sel’lem- në dy namazet e Bajramit.
Nëse dëshiron lexon në rekatin e parë Suren el-E’ala dhe në rekatin e dytë Suren el-Gashijeh.
Dije se Xhumaja dhe dy namazet e Bajramit bashkohen në dy sure dhe ndahen në dy sure, sa i përket dy sureve ku ato bashkohen në të janë:
Surja el-E’ala dhe el-Gashijeh
Dhe dy Suren në të cilat ndahen janë:
Në dy namazet e Bajramit: surja Kaf dhe Kamer
Dhe në namazin e Xhumasë: surja el-Xhumu’a dhe el-Munafikunë.
Duhet që Imami t’a ringjallë sunnetin me leximin e këtyre sureve në mënyrë që ta mësojnë muslimanët dhe të mos e refuzojnë kur ndodh, dhe pas kësaj ai mban khutben, duhet që një pjesë të khutbes t’ua drejtojë grave, t’i urdhërojë ato që zbatojnë ato gjëra për të cilat janë urdhëruar, dhe t’i ndalojë nga ato për të cilat ato janë ndaluar, ashtu siç ka bërë Pejgamberi ﷺ.
📚 مجموع فتاوى ورسائل الشيخ محمد صالح العثيمين – المجلد السادس عشر – كتاب صلاة العيدين.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema