Loading

Pyetje drejtuar el-al’lameh Abdul-Aziz ibnu Baz -Allahu e mëshiroftë-

Pyetje: te ne ezani i sabahut thirret 1 orë 40 minuta përpara lindjes së diellit dhe ne e falim namazin e sabahut afërsisht 20 minuta pas ezanit, dmth përpara lindjes së diellit 1 orë e 20 minuta, a është i saktë namazi ynë?

Përgjigje: po, namazi juaj është i saktë inshaAllah; sepse në përgjithësi koha në mes agimit dhe daljes së diellit është 1 orë e gjysëm afërsisht, mirëpo nëse e vononi dhe e falni 1 orë ose 1 orë e 5 minuta përpara lindjes së diellit është më e sigurt dhe më e mirë, ezani 1 orë e 40 minuta përpara lindjes së diellit është herët dhe ai është ezan përpara kohës, nëse e vonon dhe e thërret afërsisht 1 orë e 30 minuta përpara lindjes së diellit është më e sigurt për hyrjen e kohës, nëse namazi falet 1 orë përpara lindjes së diellit e të ngjashme është më e sigurt për kryejen e namazit në kohën e tij; sepse në përgjithësi koha në mes agimit dhe lindjes së diellit është afërsisht 1 orë e 30 minuta ose 1 orë e 25 minuta, apo që i afrohet kësaj, besimtari duhet të tregohet i kujdesshëm rreth kësaj çështjeje dhe të mos nxitohet, as në ezan dhe as në namaz, vonesa është më e sigurt në gjëra të tilla derisa të sigurohet për hyrjen e vaktit.

📚 “نور على الدرب” الشريط رقم (18). و”مجموع فتاوى ومقالات الشيخ ابن باز” (10/ 393).

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: