Pyetësi: a i lejohet të sëmurit që t’i shkurtojë namazet e t’i bashkojë ato?
Muftiu: al-lameh AbdulAziz ibnu Baz rahimehullah:
Nuk ka shkurtim të namazit për të sëmurin, sepse kjo është e veçantë për udhëtarin, pra, shkurtimi është diçka specifike për udhëtimin. Sa i takon të sëmurit, ai nuk duhet ta shkurtojë, mirëpo i bashkon: bashkon drekën me ikindinë, ndërsa akshamin e bashkon me jacinë. E fal drekën 4 rekate dhe ikindinë 4 rekate; e fal akshamin 3 rekate dhe jacinë 4 rekate. Ama nuk ka shkurtim, sepse shkurtimi është prej veçorive të udhëtimit.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema