Loading

U pyet esh-shejkh ibnu el-Uthejmini -rahimehullah- rreth pranimit të namazit të atij që e ka rroben poshtë nyjes së këmbës.

Përgjigje: Nëse rroba zgjatet poshtë nyjes së këmbës, atëherë kjo është e ndaluar për shkak të thënies së Profetit -sal-Allahu alejhi ue selem-:

«Ajo që është poshtë nyjes së këmbës prej rrobes është në zjarr.»

Ajo që tha Profeti -sal-Allahu alejhi ue selem- për pjesën e poshtme të rrobes, vlen edhe për rrobet e tjera.

Bazuar mbi këtë, njeriu duhet që ta ngrejë pjesën e poshtme të rrobes së tij dhe të rrobave të tjera veç saj.

Nëse falet me rroben poshtë nyjes së këmbës, dijetarët janë ndarë në mendime sa i përket vlefshmërisë së namazit të tij:

1- Ka prej tyre që mendojnë se namazi i tij është i saktë, sepse ky person e ka kryer obligimin e mbulimit të auretit.

2- Dhe ka prej tyre që mendojnë se namazi i tij nuk është i saktë dhe kjo sepse ai e ka mbuluar auretin e tij me rrobë të ndaluar dhe ata e kanë bërë mbulesën e lejuar prej kushteve të mbulimit të auretit.

Kështu që njeriu është në rrezik nëse falet me rrobë poshtë nyjes së këmbës! Duhet që ai të ketë frikë Allahun -azze ue xhel’le- dhe ta ngrejë rroben e tij derisa të jetë sipër nyjes së këmbës.

📚 “Feteua esh-shejkh ibnul Uthejmin” (12/306)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: