Loading

Ka thënë shejkh Ibnul Uthejmin rahimehullah:

Sa i takon duasë me shpinën e shputave, për këtë njerëzit e dijes kanë pasur mospërputhje mendimesh; sepse ka ardhur në Sahih Muslim se Profeti ﷺ bënte dua me shpinën e shputave në duanë e shiut; mirëpo më e saktë është ajo që ka thënë shejkhu i Islamit Ibnu Tejmijjeh rahimehullah se të gjithë duatë behen me pjesën e brendshme të shputave të drejtuara drejt qiellit, mirëpo transmetuesi përmendi se Profeti alejhis salatu ues selām kishte drejtuar shpinën e shputave drejt qiellit, kjo ishte për shkak se Profeti ﷺ i ngriti aq shumë duart saqë ai që e pa mendoi se kishte kthyer shpinën e shputave drejt qiellit. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se ai po bënte dua me shpinën e tyre, kjo është më afër së vërtetës dhe Allahu e di më së miri.

📚 فتاوى نور على الدرب (٦/٢)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: