Pyetje drejtuar shejkh Ibnu Bãz-it rahimehullah
Pyetje: Ne jemi në një fshat të largët, na prin në namaz një burrë që nuk ka mësuar asgjë për të qenë imam, saqë ai lexon me Kur’an përpara në namaz dhe gabon në çdo ajet dhe nuk e teproj nëse them që nuk i kalon ajet pa gabuar dhe ai është imam i punësuar, dhe nuk kemi zgjidhje tjetër vetëm se të falemi pas tij, për shkak të mungesës së një tjetri, a është namazi i saktë në këtë rast? Na bëni dije, Allahu ju bëftë me dije?
Përgjigje: Kjo ka nevojë për shtjellim, nëse gabimi nuk e ndryshon kuptimin, atëherë kjo gjë nuk përbën problem, namazi është i saktë, porse duhet të kërkoni për dikë që është më i saktë sesa ai në memorizimin e Kur’anit, sa përket namazit, ai është i saktë.
Por, nëse gabimi e ndryshon kuptimin, nëse është kështu nuk lejohet që ai të qëndroj imam dhe nuk lejohet namazi pas tij, si psh nëse thotë:
1- “ijjaki ne’abudu” me kesra
2- ose thotë: “ijjaki neste’in” ky është përemër me të cilin i drejtohesh femrës dhe kjo nuk lejohet se i ndryshon kuptimin,
3- ose thotë: “Siratal ledhijne en’amti alejhim”
4- ose thotë: “Siratal ledhijne en’amtu alejhim” kjo e ndryshon dhe transformon kuptimin dhe nuk lejohet, duhet që ai të refuzohet dhe duhet që të largohet nga detyra e imamit.
Vetëm nëse ndryshon, e pranon këshillën dhe udhëzimin dhe vepron me drejtësi, atëherë nuk ka problem.
Sa për gabimin gramatikor që nuk e ndryshon kuptimin kjo nuk përbën problem, si p.sh kur thotë:
1- “elhamde lil’lahi Rabbil ‘Alemijn”
2- “ose “elhamdi lil’lahi Rabbil ‘Alemijn”,
3- ose thotë: “er-Rahmane er-Rahim”,
4- ose thotë: “er-Rahmanu er-Rahim” kjo nuk e ndryshon kuptimin, nuk e ndryshon porse ai duhet mësuar.
Pyetësi: barak Allahu fijkum, po në rastin e dytë që treguat shkëlqesia juaj kur e ndryshon kuptimin, a duhet që ta braktisin atë dhe të falen në vete tek e tek apo çfarë duhet të bëjnë?
Shejkhu: jo, i duhet mësuar atij kjo gjë, duhet t’i thonë që ta bëj me “fet’hah”, nëse e thotë: “en’amti” apo: “en’amtu” i thuhet atij: “Siratal ledhijne en’amte”, nëse e thotë mbaron çështja, nëse nuk e thotë, namazi pas tij nuk vlen, atëherë duhet të falen në vete, ose të vënë dikë tjetër që t’u prijë në namaz.
Pyetësi: Allahu ju bëftë të qëndrueshëm në Fenë e Tij, sa i përket leximit me Kur’an përpara në namazet me zë?
Shejkhu: Namazi është i saktë, por më e mira është që të lexojë permendësh, ta mësoj fatihanë dhe të mbështet në të dhe të mësoj aq sa ka mundësi nga suret e tjera, nëse nuk ka mundësi vetëm se duke lexuar me Kur’an përpara, atëherë namazi është i saktë, në namazet nafile dhe ato farze, Dhekuanij shërbëtori i Aishes -radij-Allahu anhuma- i ka prirë asaj në namaz duke pasur Kur’anin përpara.
Shkurtimisht themi që leximi me Kur’an përpara dhe imamllëku është i saktë, në namazin farz edhe atë nafile, në rast nevoje.
Barak Allahu fijkum.
http://www.binbaz.org.sa/noor/7172
Përktheu: Abdur-Rahman Mema