Loading

Ka thënë el-al-laameh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin -rahimehullah- në “esh-Sherhul Mumti’u”, kapitulli: “Namazi Vullnetar”:

… Dhe argumenti për këtë është: Hadithi i Umerit -radij Allahu anhu- se Pejgamberi ﷺ kur i ngrinte duart nuk i kthente ato derisa të fshinte me to fytyrën.

Mirëpo ky hadith është i dobët, gjithashtu edhe hadithet e tjera dëshmuese janë të dobëta, për këtë arsye shejkhul Islam ibnu Tejmijeh e refuzoi këtë mendim dhe tha: lutësi nuk duhet ta fshijë fytyrën me duart e tij, sepse fshirja me duar është adhurim dhe ka nevojë për argument, që të jetë argument për njeriun tek Allahu nëse e vepron atë.

Ama hadithi i dobët nuk vlen për argument, mirëpo ibnu Haxheri -rahimehullah- në “Bulugul Maraam” ka thënë se: “Koleksioni i haditheve dëshmuese për të, tregojnë se ai është Hadith hasen”.

Ai që e konsideron hadith hasen, puna me të është sunnet tek ai, ai që nuk e konsideron hasen, por mbetet i dobët tek ai dhe puna me të është bidat.

Për këtë arsye mendimet në lidhje me këtë çështje janë tre:

Mendimi i parë: se ajo është sunnet.

Mendimi i dytë: se ajo është bidat.

Mendimi i tretë: se nuk është as sunnet as bidat, dmth: është e lejuar, nëse dikush e bën nuk e bëjmë bidatçi, nëse e lë nuk i pakësojmë diçka nga puna e tij.

Ajo që është më afër të vërtetës është se ajo nuk është sunnet, sepse hadithet që kanë ardhur në lidhje me të janë dobëta, nuk mundet që ne të vërtetojmë një sunnet me një hadith të dobët. Kjo është ajo me të cilën ka ecur shejkhul Islam ibnu Tejmijeh, sepse ka hadithe të shumta në dy librat sahih dhe jo vetëm, që vërtetojnë se Pejgamberi ﷺ bënte dua, i ngrinte duart dhe nuk e fshinte fytyrën me to…

Bazuar mbi këtë, më e mira është që të mos e fshij, mirëpo mos e qorto atë që e fshin, i cili mbështetet mbi bërjen hasen të haditheve që kanë ardhur në lidhje me këtë, sepse kjo është prej çështjeve për të cilat ka pasur mospërputhje mendimesh në mesin e njerëzve.

📚 الشرح الممتع” (٤ /٤٠-٤١)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: