Ka thënë Pejgamberi ﷺ:
«Ju do ta shihni Zotin tuaj, ashtu siç shihni këtë hënën e plotë, nuk do të shtyheni për ta parë atë, nëse mundeni që t’i shmangni shkaqet që të çojnë në mos faljen e namazit përpara lindjes së diellit dhe namazit përpara perëndimit të tij, atëherë bëjeni» .
Më pas lexoi: {Dhe ti falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij}
📚 Transmetoi el-Bukharij në Sahihun e tij (7434)
Ka thënë Shejkhu i nderuar Abdul-Aziz bnu Baaz -rahimehullah-:
Njerëzit e dijes kanë përmendur se sekreti i saj është:
Se ai që kujdeset për ato të dyja është prej atyre që do ta shohin Allahun në mëngjes dhe në mbrëmje në Xhennet, aq sa është koha mëngjesit dhe mbrëmjes në dynja.
Dmth: njerëzit e veçantë të Xhennetit do ta shohin Atë aq sa koha në mes mëngjesit dhe mbrëmjes, do ta shohin në një kohëzgjatje më të madhe për shkak të punëve të mira dhe besimit të sinqertë të tyre , dhe prej atyre shkaqeve është kujdesi që ata kanë treguar ndaj namazit të Ikindisë dhe atij të sabahut.
📚 فتاوى نور على الدرب (١ /١٦٠)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema