Loading

Muftiu: shejkh Ibnul Uthejmin rahimehullah:

Shejkhu lexon pyetjen:

Çfarë mendimi keni për atë person që futet në xhami 5 minuta -apo pak- përpara ezanit? A duhet ta falë tehijetul mesxhid? Apo duhet të presë derisa të perëndojë dielli? Kjo duke pasur parasysh që dielli perëndon mes dy brirëve të shejtanit, dhe ne jemi ndaluar nga namazi në atë kohë. Na jepni një këshillë. Allahu jua shpërbleftë!

Përgjigje:

Rregulli për të cilin tregojnē tekstet sheriatike është se ato namaze që kanë një shkak të caktuar, falen edhe në kohët e ndalesës, edhe në kohët e ngushta të ndalesës. Ky është mendimi i saktë. Bazuar mbi këtë, nëse hyn në xhami dhe kanë mbetur 5 minuta nga perëndimi i diellit, falu. Nuk ka problem.

https://alathar.net/home/esound/index.php?op=codevi&coid=63016

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: