Ka thënë ibnu Abbās – Allahu qoftë i Kënaqur prej tij-:
“Është e papëlqyer që njeriu të ngrihet për të falur namazin me përtesë, por ai duhet të ngrihet me qejf, me plot dëshirë dhe gëzim, sepse ai është në bisedë private me Allahun -azze ue xhel’le- dhe Allahu -azze ue xhel’le- është para tij, e fal atë dhe i përgjigjet atij kur e lut Atë, më pas ibnu Abbasi lexoi këtë ajet:
{وإِذَا قَاموا إِلَى الصلَاة قَاموا كُسالَى}
{E nëse ngrihen për në namaz ngrihen me përtesë} [en-Nisa: 142]
📚 رواه قوام السنة التيمي في كتابه “الترغيب والترهيب” (٤١٨/٢)
Tha esh-shejkh Abdur-Rezak el-Bedër -Allahu e ruajttë-:
Duhet që ne ta shpërndajnë këtë “ether” dhe gjëra të tjera përmes mesazheve të celularit, në aparatet bashkohore, në programet e bisedës me zë dhe me shkrim, ah sikur të bashkëpunonim dhe ta shpërndanim këtë ether që të na shkruhet shpërblimi i shpërndarjes së tij në ummet -inshaeAllah-…”
📚 “شرح الحديث (٦٤) من كتاب عمدة الأحكام”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema