Muftiu: shejkh Ibnu Baz rahimehullah
Përgjigjja: Nëse udhëtari, gjatë kohës kur është në udhëtim, dëshiron të lëvizë nga vendi përpara zenitit, atëherë është e ligjësuar për të që drekën dhe ikindinë t’i falë të bashkuara në kohën e ikindisë.
Ama nëse udhëtimi i tij është pas zenitit, më e mira është që drekën dhe ikindinë t’i falë të bashkuara në kohën e drekës.
Po kështu në aksham dhe jaci: nëse niset për udhëtim përpara përëndimit, e vonon akshamin dhe e bashkon me jacinë në kohën e kësaj të fundit.
Nëse niset për udhëtim pas përëndimit, e fal jacinë përpara, bashkë me akshamin, në kohën e akshamit. Ky është sunneti i tij alejhis salatu ues selām në lidhje me atë që përmendëm.
Ama nëse është rezident (kur udhëtari mbërrin në destinacion), atëherë ai ka të drejtë të zgjedhë: nëse dëshiron, i falë të bashkuara në kohën e namazit të parë. Ose i fal të bashkuara në kohën e namazit të dytë.
Më e mira është që ta falë çdo namaz në kohën e tij, ashtu siç ka vepruar Profeti ﷺ në Mina, në Haxhin e lamtumirës: e fali çdo namaz në kohën e vet, sepse ishte rezident.
Nëse e kërkon nevoja për t’i bashkuar, nuk ka problem që t’i bashkojë, sepse Profeti ﷺ i ka bashkuar namazet ndërsa ka qenë rezident.
Po kështu vepron i sëmuri: ai bën atë që është më e lehtë prej bashkimit; kam për qëllim bashkimin e namazit në kohën e namazit të parë apo në kohën e namazit të dytë. Nëse nuk has ndonjë vështirësi që ta detyrojë për t’i bashkuar, e fal çdo namaz në kohën e vet; kjo është më e mira. Por nëse i bashkon, nuk ka problem.
📚 مجموع فتاوى ومقالات الشيخ ابن باز” (12 /281)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema