Hanefitë kanë thënë: është i urryer xhemati në namazet nafile
Malikitë gjithashtu kanë thënë: është e urryer falja me xhemat në namazet nafile; sepse nafilja është që të falet vetëm, ashtu siç është i urryer namazi nafile në grup të vogël në një vend të njohur ndër njerëz, nëse xhemati nuk është i madh dhe vendi nuk është i njohur, atëherë nuk është i urryer.
Shafi’itë kanë thënë: është i pëlqyeshëm xhemati në namazin e teravive dhe të vitrit në Ramazan, dhe nuk është i pëlqyer në namazet e tjera nafile.
Hanbelitë kanë thënë: lejohet namazi nafile me xhemat ose vetëm, sepse Pejgamberi ﷺ i ka vepruar të dyja dhe namazi i tij nafile ishte më shumë pa xhemat, ai njëherë u fal me ibnu Abbaasin dhe njëherë me Enesin, nënën tij dhe jetimin, dhe njëherë u priu sahabëve në shtëpinë e ‘Itbaan-it, trasmetohet nga ‘Itbaan bnu Malik -radij’Allahu anhu- se ai i tha: O i Dërguari i Allahut vërshimet e ujit më kanë ndarë në mes meje dhe xhamisë së njerëzve të mi, dëshiroj që të vish tek unë dhe të falesh në një vend të shtëpisë time që ta bëj si xhami, i tha: «do të falem», kur hyri brenda tha: «ku dëshiron të falem?» I bëra me shenjë në një anë të shtëpisë, qëndroi i Dërguari i Allahut ﷺ në këmbë dhe ne u rreshtuam pas tij dhe fali me ne dy rekate.
Xhumhuri i fukahave e kanë urryer lënien e sunneteve pa pasur justifikim, nëse ka justifikim nuk ka problem në lënien e tyre.
Disa nga këto sunnete janë më të forta se disa të tjera, siç është sunneti i sabahut, i akshamit, vitri dhe sunneti i drekës dhe ato janë më të forta për atë që falet vetëm për shkak të nevojës së tij për të plotësuar sevapin i cili i ka humbur me lënien e xhematit.
📚 الموسوعة الفقهية الكويتية” ٢٥ /٢٨٣-٢٨٤”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema