Loading

Muftiu: al-lameh AbdulAziz ibnu Baz rahimehullah

Përgjigjja: Nuk është e ligjësuar për femrën që të thërrasë ezanin apo ikametin, për të falur namazin. Kjo është prej çështjeve të burrave, kurse për gratë nuk janë të ligjësuar as ezani, as ikameti, por ato falen pa ezan dhe pa ikamet. Ajo që duhet të bëjnë është që, ashtu si edhe burrat, të kujdesen për kohët e namazit, të falen me përulësi dhe të mos merren me lëvizje të kota në namaz.

Ato duhet të jenë të përulura, të hedhin shikimin drejt vendit të sexhdes dhe të mos luajnë me duar apo me ndonjë gjë tjetër në namaz. Ky është Sunneti për besimtarin dhe besimtaren, në namazin e tyre.

📚 “مجموع فتاوىومقالات الشيخ ابن باز” (٣٥٦/١٠)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: