Ka thënë el-al’lameh Ibnu Bãz -rahimehullah-:
Nëse thirret ezani i sabahut njeriu nuk e fal vitrin por e vonon atë deri në namazin e duhasë pasi të ngrihet dielli, falet aq sa ka mundësi, e fal 2 rekate ose 4 rekate ose më shumë, dy e nga dy. Nëse është mësuar ta falë 3 rekate dhe nuk i ka falur gjatë natës, e fal atë në kohën e duhasë 4 rekate me dy dhënie të selamit, nëse është mësuar ta fal 5 rekate dhe nuk iu mundësua ta fal gjatë natës për shkak të sëmundjes apo gjumit dhe jo vetëm, e fal atë në kohën e duhasë 6 rekate me tre dhënie të selamit, e kështu me radhë, sepse kështu ka vepruar Pejgamberi ﷺ, e falte vitrin 11 rekate, nëse ishte i sëmurë apo e zinte gjumi e falte 12 rekate gjatë ditës.
Kështu ka thënë Aishja -radij’Allahu anha- sipas asaj që kanë përcjellë nga ajo el-Bukharij dhe Muslimi, kjo është ajo që është e ligjësuar për Umetin pasimi i tij -alejhis salatu ues selaam-.
📚 مجموع فتاوى ابن باز” (١١ /٣٠٠)”
Ka thënë el-al’lameh Muhamed bnu Salih el-Uthejmin -rahimehullah-:
Nëse hyn koha e agimit dhe ti nuk e ke falur vitrin atëherë mos e fal atë, porse fale gjatë ditës 4 rekate nëse je mësuar ta falësh 3 rekate, dhe 6 rekate nëse je mësuar ta falësh 5 rekate, e kështu me rradhë.
Sepse Pejgamberi ﷺ kur i kalonte namazi i natës pa falur e falte gjatë ditës 12 rekate.
📚 مجموع فتاوى ابن عثيمين” (١٤ /١١٤)”
Ka ardhur nga një grup prej Sahabëve se nuk ka problem që namazi i vitrit të falet pas Ezanit të sabahut deri në kohën e ikametit, prej tyre ibnu Mes’udi, në “sunen en-Nesa’ij” (1667), e saktësoi el-Albanij në librin “Sahih en-Nesa’ij”, ibnu Abbaasi në “El-Muata’u” (255) dhe Ubadetu bnus Samit në “El-Muata’u (257) radij’Allahu anhum-.
U pyet shejkhul Islam ibnu Tejmijeh -rahimehullah- për atë që e ka zënë gjumi dhe i kaluar koha e namazit të vitrit?
U përgjigj: e fal gjatë hyrjes së agimit dhe namazit të sabahut, ashtu siç ka vepruar Abdullah bnu Umer dhe Aishja -radij’Allahu anhum- dhe jo vetëm.
E ka përcjellë Ebu Daudi në “Sunnen-in” e tij nga Ebij Se’id se: Pejgamberi ﷺ ka thënë:
«Kush e zë gjumi dhe i ka kaluar koha e vitrit apo e ka harruar e fal atë kur të agojë apo kur t’i kujtohet»
Ndërsa transmetimet nga Ahmedi kanë ardhur të ndryshme, nëse e fal çift apo jo. E sakta është që e fal çift.
Është vërtetuar nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë:
«Atë që e ka zënë gjumi dhe i ka kaluar koha e namazit apo e ka harruar e fal atë kur t’i kujtohet»
Kjo përfshin farzin, namazin e natës, vitrin dhe sunnetet.
📚 الفتاوى الكبرى” (٢ /٢٤٠)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema