![]()
Dijetari i madh Ibnu Baz
Pyetja:
Shumë prej falësve –Allahu i udhëzoftë– e paraprijnë imamin në namaz. Kjo ndodh sepse ata e ndjekin imamin para se t’i mbarojë zëri, domethënë kur ai thotë (për rënien) në ruku dhe sexhde “Allahu Ekber”, i gjen ata tashmë në ruku (dhe sexhde) para se t’i mbarojë zëri imamit. Po kështu në ulje e ngritje. A është i vlefshëm namazi i tyre në këtë gjendje? Apo kanë mëkat për këtë veprim?
Përgjigjja nga shejkh Ibn Bazi rahimehullah:
Detyra e xhematit (falësve pas imamit) është ta ndjekin imamin dhe të mos e paraprijnë. Paraprirja është e ndaluar, ndërsa ndjekja është obligim. Nuk u lejohet ta paraprijnë dhe as të ecin njësoj me të, përkundrazi, duhet ta ndjekin.
Profeti ﷺ ka thënë:
«Imami është caktuar vetëm që të ndiqet, prandaj mos e kundërshtoni: kur ai bën tekbir, bëni edhe ju tekbir, dhe mos bëni tekbir derisa ta bëjë ai; kur ai shkon në ruku, shkoni edhe ju në ruku, dhe mos shkoni në ruku derisa të shkojë ai; kur ai thotë: “Semi‘a Allahu limen hamideh”, thoni: “Rabbena ue lekel-hamd”; dhe kur ai bën sexhde, bëni edhe ju sexhde, dhe mos bëni sexhde derisa ta bëjë ai…» (hadithi).
Dhe ka thënë po ashtu Profeti ﷺ:
«Unë jam imami juaj, prandaj mos më paraprini në ruku, as në sexhde, as në ngritje, as në përfundimin e namazit.»
D.m.th. në dhënien e selamit.
Pra, detyra e tyre është ta ndjekin imamin dhe të mos e paraprijnë. PARAPRIRJA E PRISH NAMAZIN! Nëse dikush e paraprin imamin, namazi i tij prishet!
Lusim Allahun për mirëqenie!
Profeti ﷺ thotë:
«Ai që e ngre kokën para imamit, a nuk ka frikë mos Allahu ia shndërron kokën në kokë gomari, ose ia shndërron pamjen në pamje gomari?!»
Lusim Allahun për mirëqenie!
Ky është një ndëshkim dhe një rrezik shumë i madh! Atij që paraprin, i ndalohet kjo vepër. Paraprirja e tij e prish namazin, përveç nëse ai kthehet dhe e ndjek imamin.
….
📚 حكم مسابقة المأمومين للإمام في الصلاة
Përktheu: Abdur-Rahman Mema