Ka thënë el-Imam ibnu Kajjim el-Xheuzijeh -rahimehullah-:
Është ngritur namazi mbi 5 shtylla:
① Leximi
② Qëndrimi në këmbë
③ Rukuja (Përkulja)
④ Sexhdja (Përulja)
⑤ Dhikri (përmendja e Allahut)
Janë quajtur me këtë emër çdonjëra prej këtyre të pestave:
👉 Është quajtur “qëndrimi në këmbë”, siç është në Fjalën e të Lartësuarit:
{قُمِ اللَّـيْلَ إِلَّا قَلِـيلًا}
{Ngrihu për falje natën, përveç një pjese të vogël të saj}
dhe në Fjalën e Tij:
{وَقُومُـوا لِلَّهِ قـَانِتِينَ}
{qëndroni me devotshmëri para Allahut}
👉 Dhe është quajtur “lexim”, siç është në Fjalën e Tij:
{وَقُرْآنَ الْـفَجْرِ إِنَّ قُرْآنَ الْـفَجْرِ كَانَ مَشْهـُودًا}
{Dhe Lexo Kur’an në faljen e sabahut, me të vërtetë në faljen e sabahut prezantojnë engjëjt e natës dhe të ditës}
👉 Dhe është quajtur “Ruku”, siç është në Fjalën e Tij:
{ وَارْكَعُـوا مَعَ الـرَّاكِعِينَ }
{Përkuluni me ata që përkulen}
Dhe në Fjalën e Tij:
{وَإِذَا قِيلَ لـَهُمُ ارْكَعُـوا لَا يَرْكَعُـونَ}
{Nëse u thuhet atyre përkuluni nuk përkulen}
👉Dhe është quajtur “sexhde”, siç është në Fjalën e Tij:
{فَسَبِّحْ بِحَمْدِ رَبِّكَ وَكُنْ مِنَ السَّاجِدِينَ}
{Lartësoje me lavdërim Zotin tënd dhe bëhu prej atyre që i bien Atij në sexhde}
Dhe në Fjalën e Tij:
{كَلَّا لَا تُطِـعْهُ وَاسْجُدْ وَاقـْتَرِبْ}
{Jo, Jo! Ti mos iu bind atij, vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të}
👉 Dhe është quajtur “Dhikër”, siç është në Fjalën e Tij:
{إِذَا نُودِيَ لِلـصَّلَاةِ مِنْ يَوْمِ الْجُمُعَةِ فـَاسْعـَوْا إِلَى ذِكْرِ اللهِ}
{Nëse bëhet thirrja për namazin e ditës së Xhum’ah, nxitoni për tek përmendja e Allahut}
Dhe në Fjalën e Tij:
{لَا تُلْـهِكُمْ أَمْوَالُـكُمْ وَلَا أَوْلَادُكُمْ عَنْ ذِكـْرِ اللهِ}
{Mos t’ju pengojë pasuria juaj dhe as fëmijët tuaj nga përmendja e Allahut}
Vepra më mirë në namaz është sexhdja
Ndërsa përmendja më e mirë është leximi i Kur’anit
Dhe surja e parë që i ka zbritur Pejgamberit ﷺ fillon me lexo dhe përfundon me sexhde, dhe rekati është vendosur mbi këtë bazë, fillimi i tij është me lexim edhe përfundimi me sexhde.
الكلام على مسألة السماع” (١ /١٠٥)” 📚
Përktheu: Abdur-Rahman Mema