Loading

Nëse Xhumaja dhe Bajrami bien në të njëjtën ditë, për këtë dijetarët janë ndarë në tre mendime:

I pari: Xhumaja është detyrë për atë që ka prezantuar në faljen e bajramit, ashtu siç është detyrë për Xhumatë e tjera, duke u bazuar në tekstet e përgjithshme që tregojne se xhumaja është detyrë.

I dyti: bie kjo detyrë për banorët shkretetirës, siç janë banorët e vendeve malore apo ata që e kanë rrugën me probleme, sepse Uthman bnu Affan- radij’ Allahu anhu – u dha leje kesaj kategorie që të mos prezantojnë në Xhuma kur u fali atyre bajramin.

I treti: dhe ky eshte mendimi me i sakte: kush e fal bajramin bie prej tij detyra e Xhumasë, porse është detyrë për Imamin që të kryeje Xhumanë, për atë që deshiron te prezantojë dhe për ata që nuk e kanë falur bajramin.

Dhe kjo është transmetuar prej Pejgamberit ﷺ dhe shokëve të tij, siç janë Umeri, Uthmani, ibn Mesudi, ibnu Abbaas-i, ibnuz Zubejr dhe të tjerë përveç tyre dhe nuk ka pasur midis tyre kundërshtim.

Gjithashtu ai – rahimehullah – ka thënë: “Nëse kryen bajramim e ka arritur qellimin, që është bashkimi. Më pas ai fal drekën, nëse nuk ka falur Xhumanë, dreka falet në kohën e saj dhe me bajramin arrihet qëllimi i Xhumasë.

📚 (Mexhmual Feteua 12/114)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: