Loading

Nga shejkh Abdu-Aziz bnu Bāz rahimehullah

Kushtet e Namazit:

Ato janë nëntë kushte:

1- Islami
2- Të jetë i aftë mëndërisht
3- Të dallojë gjërat
4- Largimi i papastërtisë me marrjen e abdesit ose gusulit
5- Largimi i papastërtive
6- Mbulimi i auretit (i cili fillon nga kërthiza deri në fund të gjurit)
7- Hyrja e kohës
8- Drejtimi nga kiblah
9- Nijeti

Shtyllat e namazit:

Ato janë 14:

1- Qëndrimi në këmbë duke qenë i aftë
2- Thënia: “Allahu Ekber” në fillim të namazit
3- Leximi i Fatihasë
4- Rukuja (përkulja)
5- Kthimi nga nga Rukuja duke qëndruar drejt
6- Sexhdja (rënie me fytyrë në tokë) me shtatë pjesët e trupit.
7- Kthimi nga sexhdja (rënia me fytyrë në tokë).
8- Ulja në mes dy sexhdeve.
9- Qetësia në të gjitha veprimet
10- Renditja në mes shtyllave
11- Teshehudi i fundit.
12- Ulja gjatë thënies së tij
13- Dërgimi i salauateve për Pejgamberin -sal’lAllahu alejhi ue sel’lem-.
14- Dy selamet

Obligimet (uaxhibatet) e Namazit:

Ato janë 8:

1- Të gjitha tekbiret (thënia: “Allahu Ekber”), përveç tekbirit të parë.
2- Thënia: “Semi’a Allahu limen hamideh” për Imamin dhe atë që falet vetëm.
3- Thënia: “Rabbena ue lekel hamdu” për të gjithë.
4- Thënia: “Subhaan Rabijil ‘Adhim” në ruku.
5- Thënia: “Subhan Rabijil E’ala” në sexhde.
6- Thënia: “Rab-igfir lij” në mes dy sexhdeve.
7- Teshehudi i parë
8- Ulja gjatë tij.

Sunetet e Namazit:

Prej tyre:

1- Duaja hapëse
2- Vendosja e dorës së djathtë mbi të majtën mbi gjoks gjatë qëndrimit në këmbë, përpara rukusë dhe pas kthimit nga Rukuja.
3- Ngritja e duarve me gishtat ngjitur, dhe duart e hapura sa gjerësia në mes dy supeve ose në mes dy veshëve në tekbirin e parë, kur i ngre duart për të shkuar në ruku, gjatë ngritjes prej saj dhe gjatë ngritjes nga Teshehudi i parë për të shkuar në rekatin e tretë.
3- Ajo (Subhan Rabijil Adhim & Subhan Rabijel E’Ala) që shtohet më shumë se njëherë në ruku dhe sexhde.
4- Ajo që shtohet krahas thënies: “Rabbena ue lekel hamdu” pas ngrirjes nga Rukuja.
5- Ajo që shtohet krahas lutjes për kërkimin e faljes: “Rab-igfir lij” në mes dy sexhdeve.
6- Pozicionimi i kokës në një nivel me shpinën.
7- Shmangia e bashkimit të krahëve me dy ijet
8- Shmangia e bashkimit të barkut me kofshët
9- Shmangia e bashkimit të kofshëve me pulpat e këmbës në sexhde.
10- Shmangia e bashkimit të bërrylave me kofshën në sexhde.
11- Ngritja e parakrahëve nga toka gjatë sexhdes
12- Ulja e falësit mbi këmbën e tij të majtë të shtrirë.
13- Mbajtja e këmbës së djathtë në mënyrë vertikale në Teshehudin e parë dhe në qëndrimin në mes dy sexhdeve
14- Ulja në vithe, duke e futur këmbën e majtë poshtë të djathtës dhe duke e mbajtur këmbën e djathtë vertikalisht.
15- Bërja shenjë me gishtin tregues në Teshehudin e parë dhe të dytë që prej uljes deri në përfundim të Teshehudit dhe lëvizja e tij gjatë lutjes.
16- Salauatet dhe kërkimi i bekimit për Muhamedit, familjen e tij, mbi Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit në Teshehudin e parë.
17- Lutja në Teshehudin e fundit.
18- Këndimi me zë në Namazin e Sabahut, në Namazin e Xhumasë, Namazin e dy Bajrameve, në Namazin e shiut, në dy rekatet e para të namazit të Akshamit dhe Jacisë.
19- Leximi i diçkaje tjetër nga Kur’ani krahas Fatihasë.
20- Vendosja e duarve mbi gjunjë gjatë rukusë me gishtat e hapur.

http://www.binbaz.org.sa/article/392

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: