Loading

Nëse xhematliu vjen dhe gjen imamin në ruku, a jep tekbir edhe për hyrjen në namaz, edhe për shkuarjen në ruku? Apo jep (vetëm) një tekbir dhe shkon në ruku?

Shejkh Ibnu Bãz rahimehullah:

Më e mira dhe më e sigurta është të japësh dy tekbire, njëri prej të cilëve është tekbiri fillestar, i cili është shtyllë; dhe duhet medoemos të vish me të (me tekbirin fillestar) duke qenë në këmbë; ndërsa tekbiri i dytë bëhet për shkuarjen në ruku. Sidoqoftë, nëse namazliu ka frikë se i ikën rekati, sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, i mjafton tekbiri fillestar, sepse ato janë dy adhurime që bashkohen në një kohë të vetme, kështu që mjafton i madhi për të voglin. Dhe kjo, sipas shumicës së dijetarëve, është e mjaftueshme për të arritur rekatin.

📚 مجموع فتاوى ابن باز” (٢٤٥/١١)”

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: