Shejkh Sulejman er-Ruhejlij hafidhahullah:
Kurimi më i mirë për sëmundjet është në katër gjëra:
1- Uji i zemzemit;
2- Hixhamja, gjë për të cilën Profetët kanë këshilluar Profetin ﷺ në natën e Mi’raxhit;
3- Rukja që njeriu i bën vetes;
4- Lutja.
Nëse njeriu bashkon në mes këtyre katër gjërave, në to ka shërim.
Dhe e gjithë kjo është ilaç te muslimanët. Njerëz të besueshëm të cilët merren me kurimin e njerëzve me hixhame apo me rukje më kanë treguar se ka pasur të sëmurë me tumor që kanë shkuar në Evropë dhe mjekët patën vendosur t’u prisnin pjesë të trupit ku gjendej tumori. Ama ata nuk kanë pranuar, janë kthyer, filluan të pinë ujë Zemzemi, t’i bëjnë rukje e hixhame vetes. Konkluzioni: tumori u zhduk plotësisht!
Po shtojmë edhe një të pestë: më kanë treguar njerëz të besueshëm se kanë provuar te sëmundjet kronike qumështin e devesë me urinën e saj dhe ka pasur ndikime shumë të mira. Me të vërtetë, te kjo ka një shërim i madh.
📙شرح دليل الطالب لنيل المطالب المجلس الثالث… كتاب الطهارة
Përktheu: Abdur-Rahman Mema