Loading

Transmetohet nga Nafi’u -rahimehullah- se:

Ibnu Umeri -radij’Allahu anhuma- kur u lidhte në namaz jepte tekbir dhe i ngrinte duart dhe kur shkonte në ruku i ngrinte duart, kur thoshte: “Semi’a Allahu limen hamidehu” i ngrinte duart dhe ibnu Umeri këtë e përcjell nga Pejgamberi ﷺ.

📚 Transmetoi el-Bukharij (739), dhe e emërtoi kapitullin me fjalën e tij: “ngritja e duarve nëse ngrihesh prej rekatit të dytë”

E ka shënuar Ebu Daudi dhe e ka emërtuar kapitullin me fjalën e tij: “Kapitulli: kush ka përmendur se ai i ka ngritur duart nëse çohej pas dy rekateve”.

Transmetohet nga Ebu Humejd es-Sa’idij -radij’Allahu anhu- se ka thënë në lidhje me formën e namazit të Pejgamberit ﷺ:

“Pastaj, nëse ngrihej prej dy rekateve, jepte tekbir dhe i ngrinte duart paralel me supet e tij, ashtu siç jepte tekbir në fillim të namazit”.

📚 Transmetoi Ebu Daudi (730) dhe et-Tirmidhij (304) dhe e ka saktësuar El-Albanij në “Sahih Ebij Daud”

Ka thënë en-Neueuij -rahimehullah-:

“Ajo që është e njohur prej teksteve të esh-Shaafi’ij -rahimehullah- në librat e tij dhe e njohur në medh’heb dhe këtë e ka thënë shumica e esh-Shaafi’ive se: nuk i ngre duart vetëm se në tekbirin fillestar, në ruku dhe kur ngrihesh prej saj.

Kanë thënë të tjerë prej esh-Shaafi’ive tanë: është e pëlqyer ngritja e duarve kur ngrihesh nga tesheh’hudi i parë.

✔️ Dhe ky është mendimi më i saktë.

Dhe prej atyre që e kanë pasur këtë mendim prej esh-Shaafi’ive tanë: ibnul Mundhir, Ebu Alij et-Tebarij, Ebu Bekër el-Bejhakij dhe ky është medh’hebi i imam el-Bukharit dhe të tjerëve prej muhadithinëve. Mbaroi fjala e tij.

📚 el-Mexhmu’a (3/425-426)

Ka thënë shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh -rahimehullah-:

“Është sunnet ngritja e duarve nëse namazliu ngrihet prej tesheh’hudit të parë për në rekatin e tretë dhe ky është një transmetim nga Imam Ahmedi dhe e ka zgjedhur atë Ebul Berekãt”.

📚 “el-Feteua el-Kubra: (5/336)

Ajo që duket nga këto hadithe “nëse ai ngrihej prej dy rekateve” është se ngritja e duarve bëhet pas ngritjes, si dhe kjo është ajo që vihet re nga fjala e dijetarëve.

Dhe prej dijetarëve bashkohorë që e kanë zgjedhur këtë mendim është el-al’lameh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin -rahimehullah- i cili ka thënë:

Pozicionet e ngritjes së duarve janë katër: gjatë tekbirit fillestar, gjatë shkuarjes për në ruku’, gjatë ngritjes prej saj dhe gjatë ngritjes prej tesheh’hudit të parë.

Ngritja e duarve bëhet kur je ngritur në këmbë, sepse artikulimi i hadithit të ibnu Umerit -radij’Allahu anhuma- është: “Nëse ngrihej prej dy rekateve ngrinte duart”.

Dhe kjo nuk arrihet vetëm se kur të jetë ngritur në këmbë, bazuar në këtë: nuk i ngren duart kur ai është ulur e pastaj të ngrihet, siç pretendojnë disa prej tyre dhe është e njohur se fjala: “Nëse ngrihej” nuk e ka kuptimin gjatë ngritjes, kanë dalim në mes tyre.

📚 “esh-Sherh el-Mumti’u” (3/214)

Kanë thënë dijetarët e Komisionit:

Është e ligjëruar ngritja e duarve në namaz gjatë ngritjes prej teshehudit të parë bashkë me tekbirin pas fillimit për të kaluar nga ulja për në ngritje.

📚 “Feteua el-Lexhnetid Daaimeh (6/347)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: