Në pyetjen e dytë pyetësi thotë:
Në një nga xhamitë e lagjes khatibi nuk prezantoi për namazin e Xhumasë; disa namazlinj dolën nga xhamia në kërkim të një xhamie tjetër për të falur namazin e Xhumasë, ndërsa ne dhe disa namazlinj u ulëm derisa erdhi koha e namazit dhe falëm namazin e drekës katër rekate. Cila rrugë është gabim dhe cila është e saktë? Allahu jua shpërbleftë me të mira!
Al-lameh Ibn Uthejmin rahimehullah u përgjigj:
E sakta në lidhje me këtë është ajo që bënë ata të cilët dolën nga xhamia për të kërkuar një xhami tjetër, gjithnjë nëse ka në vend një xhami tjetër; ama ata të cilët qëndruan e kishin detyrë që të shkonin te shtëpia e imamit dhe të interesoheshin për të derisa të vinte dhe të mbante khutben, sepse mund të ketë qenë në gjumë dhe nuk ka pasur dikë që ta zgjojë ose ka harruar dhe nuk pasur dikë që t’ia kujtojë. Nëse ai nuk është, atëherë ngrihet dikush prej jush, u mban atyre khutben dhe arrihet ajo që është për qëllim; më pas, falin namazin e Xhumasë. Sa u takon atyre që falën drekën duke pasur mundësi të falin Xhumanë, kjo është haram për ta dhe nuk lejohet. Po.
Përktheu: Abdur-Rahman Mema