Pyetje drejtuar dijetarit të nderuar Khalid AbduRrahman el Misrij
Ebu Xhemijlur-Rrahmani nga Libia pyet: Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue barekatuh! Cili është këndvështrimi më i saktë në lidhje me leximin e me’udhetejn-eve (sureve Felek dhe Nas) dhe sures Ikhlas tri herë pas namazit të akshamit dhe atij të sabahut?
Shejkh Khalid AbduRrahman el Misrij:
Përgjigja për ty është: Ue alejkes selam ue rahmetullahi ue barekatuh! Sa i takon leximit të meudhetejn-eve (sureve Felek dhe Nas) dhe Ikhlasit tri herë pas namazit të akshamit dhe sabahut, kjo gjë nuk ka bazë sheriatike, por hadithi është tek Ebu Daudi dhe të tjerë veç tij. E kanë bërë sahih ose hasen shejkh El-Albanij etj. se Profeti ﷺ porositi për leximin tri herë të meudhetejn-eve dhe Ikhlasit, ama kur gdhihesh dhe kur ngrysesh. Kjo të mjafton për çdo gjë dhe kjo tregon për pëlqyeshmërinë e leximit të tyre në mëngjes dhe në mbrëmje, tri e nga tri. Por kjo nuk ka lidhje me dhikrin pas namazeve.
Ajo që ka lidhje me dhikrin pas namazeve është një hadith tjetër: «Lexojini meuidhat-et pas çdo namazi.»
Atëherë, në mënyrë të përmbledhur themi se është i pëlqyer leximi i meudheh (tri sureve te fundit të Kuranit Fisnik) pas çdo namazi. Sa i takon leximit tri herë, kjo gjë është e veçantë për dhikrin e mëngjesit dhe të mbrëmjes; jo pas namazeve.
https://t.me/abomohammedkhaledbnabdelrhman/1072
Përktheu: Abdur-Rahman Mema