![]()
Nga shejkh Ibnu Baz rahimehullah
Pyetja:
Si është salati për Profetin ﷺ nga ana e Allahut? Dhe si është salati i robit për Profetin ﷺ? Allahu ju dhëntë sukses!
Përgjigjja:
Salati nga Allahu është Lavdërimi i Tij për të Dërguarin ﷺ në mesin e engjëjve.
Salati i Allahut për robin është Lavdërimi i Tij për të para engjëjve, Mëshira e Tij ndaj tij — duke i dhënë sukses në dynja, ose duke e futur në Xhennet në botën tjetër.
Ky është nga Salati i Tij ndaj robit, por pjesa më e madhe e tij është lavdërimi.
Pra, Salati i Allahut është Lavdërimi i Tij për robin në mesin e të lartëve (engjëjve).
Ndërsa salati i robërve për të është lutja dhe kërkimi i mëshirës për të.
Dhe kur bëjmë salat për Profetin ﷺ, domethënë e bëjmë atë ashtu siç ka urdhëruar dhe ua shpjegoi (sahabëve):
«اللهم صل على محمد وعلى آل محمد كما صليت على إبراهيم وعلى آل إبراهيم إنك حميد مجيد، اللهم بارك على محمد وعلى آل محمد كما باركت على إبراهيم وعلى آل إبراهيم إنك حميد مجيد»
«O Allah, dërgo salavate mbi Muhamedin dhe mbi familjen e Muhamedit, ashtu siç dërgove mbi Ibrahimin dhe mbi familjen e Ibrahimit; vërtet Ti je i Përlëvdëruar dhe i Lavdishëm.
O Allah, beko Muhamedin dhe familjen e Muhamedit, ashtu siç bekove Ibrahimin dhe familjen e Ibrahimit; vërtet Ti je i Përlëvdëruar dhe i Lavdishëm.»
Dmth salati i njohur ibrahimik, dhe ka disa forma të transmetuara nga Profeti ﷺ – nëpërmjet K’ab ibnu ‘Uxhreh, Ebu Mes’ud el-Ensarit dhe rrugë të tjera.
Prandaj, njeriu duhet ta thotë atë ashtu siç ka ardhur nga Profeti ﷺ në hadithet e sakta.
Ne bëjmë salat për të siç ka ardhur salati për të ﷺ në hadithet e sakta, dërgojmë salate për të siç ka ardhur salati në forma të shumta. Ky është suneti.
📚 Nur aled derb (8/362)
Përktheu: Abdur-Rahman Mema