Pyetje drejtuar el-al’lameh Muhamed ibnu Salih el-Uthejmin -rahimehullah-
Pyetje: Cili është mendimi i katër medh’hebeve në lidhje me Kunutin?
Përgjigje: Mendimi i katër medh’hebeve në lidhje me kunutin është si vijon:
Malikitë kanë thënë: nuk ka kunut vetëm se në namazin e sabahut, nuk ka kunut as në namazin e vitrit dhe as në namazet e tjera.
Shafi’itë kanë thënë: nuk ka kunut në namazin e vitrit vetëm se në gjysmën e fundit të Ramazanit, ndërsa në namazet e tjera nuk ka kunut, përveçse në namazin e sabahut në çfarëdo situate, por edhe në farzet e tjera përveç sabahut nëse muslimanët i godet ndonjë katastrofë prej atyre të motit.
Hanefitë kanë thënë: bëhet kunuti në vitër dhe nuk bëhet në namazet e tjera, vetëm në rast fatkeqësish dhe në rast të katastrofave të motit e bën kunutin në namazin e sabahut, imami bën duanë dhe ata që janë pas tij thonë amin ndërsa ai që falet më vete nuk e bën kunutin.
Hanbelitë kanë thënë: e bën kunutin në vitër dhe nuk e bën në namaze të tjera, vetëm në rast mynxyrash dhe katastrofash, përveç murtajës, e bën kunutin imami ose zevendësi i tij në pesë namazet përveç Xhumasë.
Vetë Imam Ahmed ka thënë: që nuk është vërtetuar nga Pejgamberi ﷺ se ai ka bërë dua në vitër përpara Rukusë apo pas saj.
Këto janë mendimet e katër medh’hebeve.
✔️ Mendimi më i saktë është: që nuk e bën kunutin në namazet farze vetëm nëse i godet muslimanët ndonjë hata.
Sa i përket vitrit nuk është vërtetuar diçka nga Pejgamberi ﷺ se ai e ka bërë kunutin gjatë vitrit, porse ka ardhur në sunnen se ai i mësoi Hasen bnu Alij -radij’Allahu anhuma- disa fjalë që t’i thotë në kunutin e vitrit:
«Allahumme ihdinij fij men hedejte….» etj
Disa njerëz të dijes kanë thënë që është hadith i saktë.
Nëse e bën kunutin mirë, nëse nuk e bën përsëri mirë.
Allahu është Ai që e dhuron suksesin.
📚 مجموع فتاوى ورسائل” المجلد ١٤ – باب صلاة التطوع”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema