Pyetje drejtuar esh-shejkh Salih el-Feuzan -Allahu e ruajttë-
Pyetje:
Një burrë kreu marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij gjatë ditës së Ramazanit në dy ditë të ndryshme dhe ai nuk mundet të agjerojë 4 muaj, dmth 2 muaj për çdo marrëdhënie, dhe shkaku i pamundësisë së tij për të agjeruar është periudha e gjatë?
Përgjigje:
Periudha e gjatë nuk është justifikim, nëse ai nuk ka probleme në trup dhe është i fortë dhe ka mundësi të agjerojë atëherë e ka detyrë të agjerojë, porse ai nuk agjeron 4 muaj pandërprerë, agjeron dy muaj së pari, pastaj rehatohet për një periudhë, më pas agjeron 2 muajt e mbetur dhe nuk i vazhdon të gjitha së bashku.
Por nëse nuk ka mundësi që të agjerojë për shkak të trupit të tij, apo nuk mundet për një arsye të ligjshme e jo për shkak të përtacisë, atëherë ai ushqen 60 të varfër në vend të agjerimit.
E para që është përmendur për shlyerjen e kryerjes së marrëdhënieve intime në Ramazan është lirimi një skllavi dhe nëse nuk ka, atëherë agjeron 2 muaj pandërprerë dhe ai që nuk mundet ushqen 60 të varfër, porse ai nuk kalon tek ushqyerja e të varfërve, vetëm nëse nuk mundet vërtet të agjerojë e jo për shkak të përtacisë.
http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14891
Përktheu: Abdur-Rahman Mema