Loading

Al-lameh Salih el-Feuzan hafidhahullah:

I’tikafi është adhurim madhështor. Allahu -azze ue xhel’le- e ka përmendur në Librin e Tij Fisnik, në ajete nga Libri i Tij; dhe prej tyre është Fjala për mikun e Tij, Ibrahimin, dhe për birin e tij, Isma’ilin; alejhimas selam:

{وَطَهِّرْ بَيْتِي لِلطَّائِفِينَ وَالْقَائِمِينَ وَالرُّكَّعِ السُّجُودِ}

{Pastroje shtëpinë Time për ata që bëjnë tavaf, që qëndrojnë në këmbë duke u falur dhe ata që bien në sexhde!}

Dhe prej tyre është  Fjala e të Lartësuarit:

{وَلا تُبَاشِرُوهُنَّ وَأَنْتُمْ عَاكِفُونَ فِي الْمَسَاجِدِ}

{E kur jeni të izoluar (në i’tikaf) nëpër xhami, mos t’u afroheni atyre (për marëdhënie intime)!}

I’tikafi është prej sunnetit të Profetit ﷺ dhe është vërtetuar prej tij….

I’tikafi është një adhurim madhështor: njeriu është në një xhami prej xhamive për të adhuruar Allahun e Vetëm pa ortak, me namaz, lexim të Kur’anit dhe permendje të Allahut azze ue xhel’le; e gjithë kjo duke u shkëputur nga punët e dunjasë dhe duke u marrë me adhurimin e Allahut Subhanehu ue Te’ala. Ky është I’tikafi. Ai është i lejuar në çdo kohë, mirëpo është i ligjëruar vetëm në xhami ku falet namazi me xhemat, për shkak të Fjalës së Allahut të Lartësuar:

{وَأَنتُمۡ عَـٰكِفُونَ فِی ٱلۡمَسَـٰجِدِۗ}

{Ndërsa jeni duke bërë I’tikaf në xhami.}

Sa i përket I’tikafit të njeriut në shtëpinë e tij apo në një xhami të braktisur, për shkak se njerëzit janë larguar nga vendbanimet përreth saj dhe nuk falen në të, kjo nuk është e lejuar për muslimanin, sepse me këtë gjë ai shkëputet nga namazi me xhemat, kështu që i’tikafi është i ligjëruar vetëm në një xhami ku falet namazi me xhemat.

Dhe me Allahun qëndron suksesi!

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14891

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: