Ka thënë esh-shejkh Abdur-Rezak el-Bedër -Allahu e ruajttë-:
Përse dita e Arafatit është dita më e mirë për lutje, le të përmendin disa vërejtje të lidhura me lutjen në këtë ditë madhështore, prej tyre:
E para: në këtë ditë është e pëlqyer për muslimanin përsëritja e fjalës së Teuhidit:
“la ilahe il-la Allah uahdehu la sherike lehu, lehul mulku, ue lehul hamdu, ue hue ala kul-li shejin kadir”
Vërtet, ky është udhëzimi i të gjithë profetëve -alejhimus selam-, ashtu sikurse ka thënë Profeti ﷺ:
“Duaja më e mirë është duaja ditën e Arafatit dhe duaja më mirë që kam thënë unë dhe profetët përpara meje është:
“la ilahe il-la Allah uahdehu la sherike lehu, lehul mulku, ue lehul hamdu, ue hue ala kul-li shejin kadir”
Dhe në një rivajet tjetër: “dhe duaja më e mirë që kam thënë unë dhe profetët përpara meje natën Arafatit”
Dhe në përsëritjen e kësaj fjale në këtë ditë ka një arsye madhore. Vërtet dita e Arafatit është dita më e mirë dhe zonja e tyre (ditëve), teksa fjala e Teuhidit (la ilahe il-la Allah) është zonja e edhkareve (përmendjes së Allahut) dhe më e mira e tyre, ashtu sikurse është vërtetuar nga Profeti ﷺ se ka thënë:
“Dhikri më i mirë është: la ilahe il-la Allah”
Është e përshtatshme që robi ta thotë sa më shumë zonjën e edhkareve në zonjën e ditëve.
📚 منقول من مطوية فضائل يوم عرفة
Përktheu: Abdur-Rahman Mema