Pyetje: Atij që vetëvritet, a i lahet trupi dhe a i falet xhenazeja?
Al-lameh Ibnu Bãz rahimehullah:
Ai që vetëvritet, lahet, i falet xhenazeja dhe varroset me muslimanët, sepse ai është mëkatar dhe nuk është qafir. Vetëvrasja është mëkat dhe jo kufër.
Allahu na ruajttë! Sidoqoftë, nëse vret veten, lahet, qefinoset dhe i falet xhenazeja, mirëpo duhet që imami më i madh i vendit dhe ai që është i rëndësishëm ta lënë namazin e xhenazes, si nënçimim për këtë vepër, që të mos mendohet se ata janë të kënaqur me veprimin e tij. Imami më i madh, prijësi, gjykatësit, prijësi i vendit ose princi i atij vendi, nëse e lënë xhenazenë për shkak të nënçmimit të asaj gjëje dhe njoftojnë se ajo është gabim, kjo është diçka e mirë. Ama ia falin xhenazenë disa falës.
📚 مجموع فتاوى الشيخ ابن باز” (١٢٢/١٣)”
Përktheu: Abdur-Rahman Mema