Loading

Këndvështrimet e medh’hebeve:

1- Sunnet i fortë.

Ky është këndvështrimi në medh’hebet e katër imamëve, madje si kënvështrim është transmetuar prej Uthmanit, Abdullah ibnu Mes’udit dhe Abdullah ibnu ‘Abbaasit radij’Allahu anhum.

2- Detyrë.

Kjo është fjala e Dhahirijeve, fjalë e cila është transmetuar nga Ebu Hurejrah dhe Ammar ibnu Jasir radij’Allahu anhuma.

3- Shejkhul Islam (Ahmed ibnu Tejmijjeh) rahimehullah thotë se çështja kërkon shtjellim: është detyrë për atë që i mban erë trupi ose është i djersitur dhe i shqetëson njerëzit, ndërsa është sunnet për atë që nuk mban erë dhe nuk është i djersitur.

📚 “Infiradat shejkhil Islam ibnu Tejmijeh el-Fikhijeti ‘anil Eimetil Erbah” fq. (233-234)

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: