Loading

Pyetje: isha udhëtar me një nga vëllezërit dhe në kohën e akshamit prezantuam në xhami. Pasi falëm namazit e akshamit me xhemat, u futëm në rresht me disa njerëz që ishin duke falur akshamin me xhemat të dytë, me nijetin (tonë) për ta falur jacinë të shkurtuar. Kur ai që po printe namazin u çua për në rekatin e tretë, ne dhamë selam dhe u larguam. A është namazi ynë i saktë apo duhej të prisnim në sexhde derisa të binte imami në sexhde dhe të jepnin selam bashkë me të? Nëse namazi ynë nuk është i saktë, çfarë duhet të bëjmë? A duhet ta falim kazà? Na jepni një këshillë, ju lutemi. Allahu ju shpërbleftë me të mira!

Komisioni i Përhershëm për Fetva:

Hyrja juaj me xhematin që po falte akshamin, me nijetin për të falur jacinë të shkurtuar, nuk është e saktë, sepse udhëtari, nëse falet pas atij që është vendas, duhet ta falë namazin të plotë dhe nuk i lejohet atij shkurtimi, për shkak të asaj që rrëfen Musa ibën Selemeh: ishim me Ibnu Abbasin në Mekë e i thashë: ne, kur jemi me ju, falim katër rekate, dhe kur kthehemi në çadrat e ngritura per pushim gjate udhetimit falim dy rekate? Tha: ky është sunneti i Ebul Kasimit sal’Allahu alejhi ue selem. [Transmetojnë Ahmedi dhe Muslimi dhe të tjerë veç tyre me fjalë të ngjashme.]

Duke u bazuar te kjo, ju duhet që ta falni 4 rekate kazà atë namaz.

Dhe prej Allahut vjen suksesi! Ue sal-lAllahu ala nebijjina Muhamed ue alihi ue sahbihi ue sel’lem.

Kryetar: Abdul-Aziz bin Bãz

Nënkryetar: Abdul-Aziz El esh-Shejkh

Anëtar: Abdullah el-Gudejan

Anëtar: Sālih el-Feuzān

Anëtar: Bekër Ebu Zejd

📚 “Feteual Lexhnetil Daimeh lil Buhuthil Ilmijeti uel Ifta” 6/464, nr i fetvasë: 19408

Përktheu: Abdur-Rahman Mema

Shpërndaje: