Loading

Pyetje drejtuar esh-shejkh ibnu Baaz-it -rahimehullah-:

Thotë pyetësi: Nëse më bëhet e qartë gjatë namazit se kam papastërti në rrobe, a duhet ta vazhdoj namazin apo ta ndërpres dhe a është gjaku i njeriut dhe i kafshës i papastër?

Përgjigje:

Nëse mëson se ke papastërti në rroben tënde gjatë namazit, kjo kërkon shtjellim: Nëse është e mundur heqja e rrobes në të cilën gjendet papastërtia, siç është çallma, ose shamia, ose ke veshur dy rrobe dhe papastërtia gjendet në pjesën e epërme të rrobes e heq atë dhe nuk ka gjë në këtë rast ose gjendet në “bisht” e heq atë, por nëse nuk mundet ta bësh atë, si psh kur papastërtia është në pjesën e poshtë të rrobes ose në benevrekë dhe nuk është e mundur heqja e tyre, atëherë e ndërpret namazin, e lanë papastërtinë, ose e ndërron me një rrobë të pastër dhe e përsërit namazin.

Por nëse është e mundur heqja e rrobes në të cilën gjendet papastërtia, kjo nuk përbën problem; sepse i Dërguari i Allahut -sal’Allahu alejhi ue sel’lem- një ditë ishte duke u falur me sandale, Xhibrili -alejhis selam- e njoftoi se në të gjendet papastërti, i hoqi dhe vazhdoi namazin e tij -alejhis salatu ues selaam-, i hoqi dhe vazhdoi namazin dhe nuk e përsëriti fillimin e tij, kjo tregon se, nëse personi ka mundësi që ta heqë, siç është shamia, ose bishti ose pjesa e epërme e rrobes e dy rrobeve, nëse rroba që është poshtë e mbulon auretin, i mjafton kjo dhe e heq atë dhe nëse jo, atëherë duhet ta ndërpresë namazin, e ndërron rroben me një të pastër ose lanë papastërtinë.

Sa i përket gjakut, ai i gjithi është i papastër, gjaku i kafshëve dhe ai bijve të Ademit, i gjithi është i papastër nëse derdhet nga prerja.

Nëse është diçka e vogël, njolla të vogla, që i bien njeriut nga kafshët e therura apo nga njeriu, atëherë është ai i justifikuar, sipas mendimit më të saktë të njerëzve të dijes.

Apo nuk është gjak i derdhur, por është nga ai që mbetet brenda në mish, saqë kur e merr mishin i bie prej tij diçka nga gjurmët e gjakut që ka mbetur në mish, kjo gjë nuk prish punë, gjykohet se është i pastër, gjaku i mbetur në mish dhe jo ai që derdhet nga prerja e fytit gjatë therjes.

Ajo që dua të them është: se gjaku i mbetur në mishëra, nëse bie në rrobe është i përligjur, po ashtu njollat e vogla prej gjakut të njeriut që del nga plagët e tij apo nga plagët e kafshëve.

📚 http://www.binbaz.org.sa/noor/5717

Përktheu: Abdur-Rahman Mema


Shënim i përkthyesit

Bisht është një pëlhurë e hollë në formën e palltos, të cilin e veshin arabët sipër xhelabijes

Shpërndaje: