Pyetje drejtuar dijetarit të madh Abdul-Aziz ibnu Baz -Allahu e mëshiroftë-:
Nëse njeriu ka nevojë për të holla për furnizimin e shtëpisë ose për të paguar qëranë e shtëpisë e të tjera si këto dhe nuk ka gjen njeri për t’i marrë hua, a i lejohet atij ai të marrë hua nga banka?
Përgjigje: nëse huaja prej bankës është mënyrë sheriatike; si psh kur merr hua dhe t’i kthesh të njëjtën shumë pa shtesa ose blen prej saj mall deri në kohë të caktuar edhe nëse është më shumë sesa çmimi aktual, atëherë nuk ka problem.
Ama nëse merr hua prej saj në formë kamate, atëherë kjo nuk lejohet; sepse Allahu -subhanehu- e ka ndaluar kamatën në Librin e Tij dhe në Sunnetin e të Dërguarit të Tij fisnik -alejhis salātu ues selam- dhe ka ardhur në të kërcënimi aq sa nuk ka ardhur për ngrënien e kafshëve të ngordhura etj, ka thënë Allahu -subhanehu-:
الَّذِينَ يَأْكُلُونَ الرِّبَا لاَ يَقُومُونَ إِلاَّ كَمَا يَقُومُ الَّذِي يَتَخَبَّطُهُ الشَّيْطَانُ مِنَ الْمَسِّ
{Ata e hanë kamatën, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që shejtani e ka çmendur me prekjen e vet} [el-Bekareh: 275]
Ka thënë dijetarët e tefsirit: Kuptimi i tij është se ai do ngrihet nga varri i tij Ditën e Kijametit ashtu si i çmenduri.
Më pas Allahu -subhanehu- tha:
ذَلِكَ بِأَنَّهُمْ قَالُواْ إِنَّمَا الْبَيْعُ مِثْلُ الرِّبَا وَأَحَلَّ اللهُ الْبَيْعَ وَحَرَّمَ الرِّبَا فَمَن جَاءهُ مَوْعِظَةٌ مِّن رَّبِّهِ فَانتَهَىَ فَلَهُ مَا سَلَفَ وَأَمْرُهُ إِلَى اللهِ وَمَنْ عَادَ فَأُوْلَئِكَ أَصْحَابُ النَّارِ هُمْ فِيهَا خَالِدُونَ يَمْحَقُ اللهُ الْرِّبَا وَيُرْبِي الصَّدَقَاتِ
{Sepse ata thanë se tregtia është njëlloj si kamataria. Porse Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse kamatarinë e ka ndaluar. Ai të cilit i vjen këshilla nga Zoti i tij dhe i shmanget kamatës, le ta mbajë atë që tashmë ka fituar dhe fati i tij është në duart e Allahut. Ndërsa ata që i kthehen kamatës sërish, do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
Allahu ia heq çdo përfitim kamatës, kurse e rrit përfitimin e bamirësisë.} [El-Bekareh: 275-276]
Është vërtetuar nga i Dërguari i Allahut ﷺ se ai e ka mallkuar atë që e jep kamatën, atë që e merr, atë që e shkruan dhe dy dëshmitarët e saj dhe tha: Ata janë njëlloj, e transmetoi Muslimi në Sahihun e tij.
Ajetet dhe hadithet për ndalesën e kamatës dhe kërcënimi që ka ardhur për të janë të shumtë dhe mosgjetja e dikujt që t’i japë nevojtarit hua apo t’i shesë veresi nuk e kthen atë në gjykimin e atij që është i detyruar, që i lejohet kafsha e ngordhur apo kamata, ky mendim nuk ka vend në sheriat; sepse nevojtari mundet që të punojë me duart e veta derisa sa ti largojë nevojën e tij ose mund të udhëtojë në vende të tjera derisa të gjej dikë që t’i japë hua ose t’i shesë veresi.
I detyruar është ai që frikësohet për veten e tij nga vdekja nëse nuk ha prej kafshës së ngordhur etj, për shkak të urisë së madhe dhe pamundësisë së tij për të mbajtur shpirtin gjallë me punë e as me ndonjë gjë tjetër dhe nevoja e atyre që merren marrin kamatë nga bankat nuk është në gjykimin e detyrimit që i lejohet kafsha e ngordhur etj…
Shumë njerëz e kanë marrë shumë lehtë çështjen e kamatës aq sa kanë filluar të merren me të dhe u japin fetva njerëzve me dyshimin më të vogël dhe kjo vjen si pasojë dijes së pakët, besimit të dobët dhe dominimit të dashurisë për para mbi ta, lusim Allahun për shpëtim dhe mbrojtje nga ajo që e zemëron Atë, nëse është e mundur mos marrja me bankat dhe mosmarrja e hua prej tyre, qoftë edhe me rrugë sheriatike, të cilat i përmendëm më parë është më e mirë dhe më e saktë; sepse paratë e bankës në përgjithësi nuk shpëtojnë nga harami dhe Profeti ﷺ ka thënë:
«Kush i shmanget dyshimeve e ruan fenë dhe nderin e tij.»
Përktheu: Abdur-Rahman Mema